Klevi Qefalija, mesfushori i Tiranës

Rrezikoi jetën në fushën e lojës, lojtari i Tiranës rikthehet në stërvitje pas dy muajsh

27 Tetor 2022, 15:30| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 15:33

  • Share

Klevi Qefalija është rikthyer të vrapojë. Pas dëmtimit të rëndë në kokë, mesfushori i Tiranës ka nisur stërvitjen në fushë edhe pse në mënyrë individuale. Pas dy muajve nga dëmtimi (28 gusht) i rëndë që pësoi në transfertën me Egnatian, 18 vjeçari bardheblu ka dalë në barin e "Skënder Halilit".

Djaloshi ka lënë gjithçka pas, duke u fokusuar te rikuperimi dhe arrtija e formës fizike sa më parë. Do jetë trajneri Orges Shehi ai që do vendosë për aktivizimin e Qefalijas në fushë, me lojtarin që sipas mjekëve nuk ka më probleme nga dëmtimi i rëndë që pësoi dy muaj më parë.

Kujtojmë se në transfertën e Rrogozhinës, fituar 0-2 nga Tirana, Qefalija la fushën e lojës pas një përplasje të rëndë në minutën e 32, duke u dërguar me urgjencë në spital.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?