Një 25-vjeçar është ndaluar nga policia Kufitare e Durrësit pasi po kryente manovra të rrezikshme me ‘Jet ski’ në zonën e ndaluar për mjetet lundruese në plazh. Policia Kufitare e Durrësit ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar dhe shoqëruar në Port, mjetin lundrues, së bashku me drejtuesin e identifikuar si E.T. Nga kontrolli rezultoi se nuk kishte dokumente për mjetin lundrues. Të riut i bllokuan mjetin lundrues dhe e ndëshkuan me masë administrative në vlerën 10.000 lekë.
Gjatë kësaj jave, në të gjithë zonën bregdetare, janë zhvilluar kontrolle të hërëpashershme për mjetet lundruese dhe për zbatimin e detyrimeve për të mos lundruar në zonat e mbrojtura me bova. Si rezultat i kontrolleve, nga Ksamili në Velipojë, janë verifikuar 31 mjete lundruese, kryesisht “Jet ski” dhe skafe, për dokumentacionin që duhet të kenë, si dhe për t’u bërë me dije sanksionet, drejtuesve të tyre, në rast shkeljeje të perimetrit të sigurisë së pushuesve.
Policia Kufitare do të vijojë intensivisht kontrollet në të gjithë vijën bregdetare dhe apelon për të gjithë ata që kanë në përdorim apo japin me qira për përdorim mjete argëtuese lundruese, të tregojnë kujdes maksimal për të respektuar detyrimet, me qëllim rritjen e sigurisë së jetës së pushuesve në plazhe.
Kti qeni të qelbur mereni hidheni në Det e kaloini sipër me motoskafin që ta provoi sa i vlen lëkura e tij e qelbur.
PërgjigjuSEKUJASTROJENI MJETIN ,,,,,DHE DENOJENI ME 10 MILION TE VJETRA GJOBE,,,QE TE MOS I BIE NE MEND ME TE HIPE MBI JET--SKI.....
Përgjigju