Rrezikoi të mbytej në plazh, shpëtohet mrekullisht i moshuari në Durrës! Vrojtuesi për Report Tv: I dhashë ndihmën e parë, i kishte rënë tensioni, për fat shpëtoi

17 Korrik 2023, 19:24| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 19:26

  • Share

DURRËS- Një tragjedi është shmangur këtë pasdite në plazhin e Durrësit ku një i moshuar rrezikoi të mbytej pasi i kishte rënë tensioni. Ishte roja bregdetare që e pikasi të moshuarin që ndodhej në vështirësi dhe i erdhi në ndihmë. Ai u prononcua për Report Tv dhe shpjegoi se i moshuari, i cili ishte një ish polic merrte ilaçe për tensionin dhe konsumonte cigare, arsyet kryesore që mund të shkaktonin vdekjen e tij në bregdetin e Durrësit.

Vrojtuesi tha se pasi e pikasi, e nxori në breg dhe i dha ndihmën e parë. Pas 15 minutash, ambulanca mbërriti dhe e mori të moshuarin me vete për t’i dhënë trajtimin mjekësor përkatës.

“Unë isha te bregu dhe isha duke vrojtuar sipas punës sime dhe ai u këput i ra si të fikët. Shkova me vrapo dhe e nxora në breg, mora ambulancën erdhi për çerek ore. Ai ishte me ilaçe tensioni dhe pinte cigare, po për fat shpëtoi.”- tha vrojtuesi.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?