Ronaldo me artisten iraniane

Sport

Rrezikon 100 goditje me kamxhik, Ronaldo shmang udhëtimin në Iran! Klubi: Është i dëmtuar

3 Mars, 13:39| Përditesimi: 3 Mars, 13:43

  • Share

Cristiano Ronaldo nuk ka udhëtuar me Al Nasr drejt Iranit për ndeshjen e Ligës së Kampioneve në Azi pasi rrezikon goditjen me 100 kamxhikë. Situata e ka pikënisjen nga nëntori i 2023, kur Ronaldo ndodhej në Iran për një tjetër ndeshje të Ligës së Kampioneve të Azisë. Në atë periudhe, teksa qindra fanse ndodheshin në hotelin e Al Nasr, Ronaldo ndaloi duke bërë foto me një fanse që është shumë e njohur në Iran, si artiste me aftësi të kufizuara. Cr7 e puthi në ballë vajzën, por në Iran kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore dhe dënohet me goditjen e 100 kamxhikëve.

Para ndeshjes, Al Nassr mori garanci nga klubi i Esteghlalit, por gjithsesi nuk i zuri besë autoriteteve iraniane, duke vendosur të mos rrezikojë Ronaldon. Zyrtarisht klubi i Al Nasr thotë se Ronaldo ka një lëndim dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar në Iran.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 240 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?