Rrezikon 6 muaj pezullim, Grezda për grushtin që i dha kokës kundërshtarit: Më ofendoi nga kombësia

1 Qershor 2020, 14:59| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 15:01

  • Share

Futbollisti i kombëtares shqiptare Eros Grezda ka reaguar për herë të parë pas lajmit për goditjen me grusht të lojtarit kundërshtar, në ndeshjen e kupës Rijeka-Osijet. Grezda thotë se nuk toleron asnjë që ta ofendojë personalisht dhe aq më shumë për kombësinë.

“Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos për kontekstin e çdo gjëje që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan. Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se si sportistë u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja, të cilës i ishim pranë. Nuk është e lehtë për ne të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të qëndrojmë të qetë, sidomos kur dikush na fyen. Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist jam shumë i ndjeshëm.

E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Çolak po kalonte para meje në mënyrë provokuese. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci. I përmbush detyrimet e mia si qytetar dhe i paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur veten dhe nderin tim,”- shprehet Grezda pas ngjarjes së ndodhur.

Kodi i Etikës së futbollit kroat parashikon që nëse një lojtar godet fizikisht kundërshtarin pezullohet 2-6 ndeshje dhe nëse shkalla e dëmtimit është e rëndë, atëherë ai mund të përjashtohet për 6 muaj nga futbolli.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?