Bota

Rrezikon dhe takimin Trump-Putin? Pamjet e frikshme nga Rusia, shpërthimi tërbues i vullkanit në Kamchatka! Ndërpriten fluturimet për në Alaska (VIDEO)

14 Gusht, 15:55| Përditesimi: 14 Gusht, 16:24

  • Share

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka ka lëshuar një ‘koloni’ hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas.

Lajmi u raportua nga Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka (KVERT), duke cituar RIA Novosti, teksa u shoqërua edhe me pamjet e frikshme nga reja gjigante e hirit vullkanik që mbulli zonën.

Është lëshuar një kod portokalli rreziku për aviacionin. Vullkani ndodhet 200 kilometra nga Petropavlovsk.

"Kolona e hirit shtrihet 170 kilometra në juglindje të vullkanit", vunë në dukje shkencëtarët. Në orët e fundit, raporton Alaska Public Media, hiri nga gadishulli rus ka shkaktuar anulimin e fluturimeve të Alaska Airlines për në Nome dhe Kotzebue.

Alaska do të presë edhe samitin midis Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin ditën e nesërme, por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse pengohet fluturimi i “force one” të dy presidentëve respektivë.

Ngjarja u raportua ditën e sotme, teksa mediat informuan se reja e tymit vullkanik shkoi deri në 3 km lartësi.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?