Rrezikon mbylljen, universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me Tiranën! Rektori: Do dyfishohet numri i studentëve

25 Qershor 2023, 15:39| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 17:36

  • Share

Për t’i shpëtuar shkrirjes, Universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me Universitetin e Tiranës. Senati Akademik ka miratuar unanimisht kërkesën për t’u kthyer në një filial të Universitetit të Tiranës.

“Me vendim të senatit akademik të universitetit Fan Noli për hapjen e dritës jeshile për të proceduar me hapet e mëtejshme për finalizimit për një bashkim të mundshëm mes universitetit të Korçës dhe atë të Tiranës”, tha rektori Dhimitri Bello.

Nëse do të vendoset edhe nga senati i Universitetit të Tiranës, “Fan Noli” do të kthehet në një korpus, i cili do të mbajë të pandryshuar emrin dhe logon, gjithashtu nga bashkimi nuk do të rrezikohet mbyllja e programeve të studimit dhe as shkurtimi i vendeve të punës.

“Me dy korpuse të ndryshme, korpusi i Tiranës dhe korpusi Fan Nol. Do ketë të njëjtin emër, vetëm se do jetë pjesë integrale e universitetit të Tiranës. Ne nuk kemi pasur probleme financiare, kemi mund që të realizojmë rritjen e pagave, por në kuadër të politikave që bëhet në komisionin e orientimit të politikave të arsimit të lartë, ku janë të gjithë rektorët e universiteteve publike dhe një pjesë e mirë qeverisë. Orientimet janë drejt maksimizimit të forcave universitare brenda për brenda disa trupave, që mos të jenë pjesë të vogla institucione të ndryshme. Ky bashkim do sjellë rritje të cilësisë dhe hapjen e programeve shumë cilësore në të ardhmen.

Në rastin më të mirë bëhet për një vit. Jam optimist që në të ardhmen të dyfishojmë numrin e studentëve. Ata që kanë qenë mësimdhënës, pedagogët që kanë dhënë kontributin për vite me radhë do të kenë mundësi ta bëjnë në një institucion dhunë më të madhe dhe me më shumë emër se ky që kemi aktualisht me një numër të reduktuar studentësh", tha rektori.

Bello ka reaguar dhe ndaj qëndrimit në Facebook të ministrit Niko Peleshi, i cili tha se universiteti duhet të reformohet.

“Postimi i tij si qytetar, si deputet, si ish kryetar i bashkisë mua më duket i drejtë, unë e vlerësoj që interesohet për universitetin e Korçës, por tek pjesa ku thuhet të mos dorëzohemi nuk jam dakord, ne po luftojmë më fortë dhe nuk duam që universiteti të mbyllet”, vijoi ai.

Universitetet në rrethe, përfshirë atë të Korçës prej vitesh përballen me rënie të ndjeshme të numrit të studentëve e për pasojë mbylljen e disa degëve të studimit në fakultetin e Shkencave dhe Gjuhet e Huaja. Në Korçë aktualisht studiojnë 3 mijë studentë, ose 20 për qind më pak se një vit më parë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/06/2023 00:12

    Une mendoj qe cdo universitet duhet te jete unik ne cfare ofron.Ne kemi disa universitete dhe dege te njejta i ofrojne te gjithe njelloj,nga ana tjeter kemi largim ne mase nga vendi te popullsise,pra dhe studenteve,por dhe probleme te tjera qe i nenvizojne komentuesit me poshte,por qe mund te jene te perhapura dhe ne universitete te tjera.Une mendoj qe universitetet duhet te jene unike si ai bujqesor,ose i arteve.Mendoj qe X universitet duhet te kene dege e katedra qe i ka vetem ai universitet,jo ato qe i ka dhe Y,apo Z.universitet.Duhet pare dhe fryrja artificiale qe kane shume universitete me staf te brendshem e te jashtem.Nje tjeter ceshtje qe mund te mbaje universitetet hapur eshte kerkimi shkencor dhe kontraktimi me pagese per kerkime shkencore e studime e per te zgjidhur probleme te ndryshme te vendit.Kjo mund te sjelle shperblim ,ose grante jo vetem nga shteti,por dhe nga privati,ose nga org.nderkombetare,gjithashtu universitetet tona mund te dalin vullnetare ne fushen boterore te kerkim-studimeve,eksperimentimeve.Shume universitete paguhen per gjera te tilla.Te gjitha keto mund te ndihmojne qe t'i mbajme hapur universitetet.

    Përgjigju
  • Sotiraq: 25/06/2023 18:37

    Korrupsioni i madh ne ate universitet qe nga Gjergji meroja (PD deshte ta bente kryetar bashkie) e deri ne Bello, e kjo nuk ka ndaluar asnje here. Vegjetojne te gjithe (mqs shumica aty jane mbledhur nga PD dhe jane ne regres) dhe ai universitet vetem fabrikon injorante. Deshen te dilnin me vehte qe te mund te vidhnin sa me shme... por ja qe ajo rruge u mbyll tashme pas dekadash vjedhjesh ne te gjitha dimensionet Ku ta kapesh Bellon apo zv-rektorin Adili me keto akrobacira tek vazhdojne korupsionin e tashti qe po thahen studentet duan te vjedhin nga thesi i madh i qeverise. Do nxjerrin menaxhere turistash e perfundojne kamariere te gjithe, ne nje vend ku pretendohet qe ka turizem, po e verteta eshte shume larg.

    Përgjigju
    • zip: 25/06/2023 23:18

      Jo vetëm fuqi punëtore nuk po gjeni por tani as studentë nuk po ju vijnë më, po ju ikin jashtë të studjojnë. Po vjen dita as nuse nuk keni për me gjet. Shkruajini letër diktatorit se ndoshta u zgjidh problemin.

  • TimFinBinLinsi: 25/06/2023 18:32

    Kështu është kur universiteti kthehet në parti-spiun petagog student të rekrutum. Gjithë të tjerët du me pagun

    Përgjigju
  • Keti: 25/06/2023 18:00

    Ke tvijn ktu tek albanjan univ funeral i astrit veliaj, edhe funeral edhe universitet

    Përgjigju
  • Une: 25/06/2023 17:46

    Se si do e dyfishoj nr e studenteve vetem ky e di. Nuk ka ngel kembe njeriu. Apo do i marresh nga bangladeshi

    Përgjigju
    • FikGolf: 25/06/2023 18:25

      Ata që nuk paguajnë për të kaluar vitin do të ngelen e bashkohen vitin tjetër me studentët e rinj, përsërisin vitin. Ata që paguajnë do kalojnë por do u mbahet diploma deri sa të kryejnë 3 vjet punë atje ku e do atdheu pastaj ju jepet diploma e nuk quhen më student. Nga 3-5 vjet universitet do bëjnë 6-10 vjet me marr diplomën. Ja u dyfishua numri.

  • Erdit: 25/06/2023 16:31

    I keni cuar ne kete derexhe korrupsioni, tani kerkoni jo vetem te mbaheni gjalle, po te rriteni ne detyre me bashkimin me UT. Po e hengren ata ate kokerr ulliri, t'u beje mire se veten e tyre demtojne. Po c'faj kane diplomat e sa e sa njerezve qe kane studiuar ne UT qe t'u bjere vlera kur t'u perzjehet me tarafin tuaj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?