Anije

Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare ndihmon emigrantët

8 Tetor, 19:20| Përditesimi: 8 Tetor, 19:22

  • Share

Anija “Oriku”, pjesë e misionit në Detin Egje, në bashkëpunim me Rojën Bregdetare greke dhe turke, i ka ardhur në ndihmë një gomoneje me 19 emigrantë me kombësi të ndryshme nga Lindja e Mesme.

Raportohet se emigrantët u morën nga Roja Bregdetare turke në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan për procedurat e mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që anija “Oriku” ka shpëtuar emigrantë të tjerë në Egje, jeta e të cilëve ishte në rrezik.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?