Sulmet kibernetike nëpërmjet pajisjes DPI, rreziku i të dhënave personale dhe mungesa e kuadrit ligjor ishin disa nga temat e diskutuara në Report Tv në emsionin ‘Frontline’ me të ftuar në skype gazetarin Julian Kasapi. Kasapi ka thënë se pajisja e DPI-së duhet të ketë sipas tij një kuadër ligjor për ta përdorur.
Ajo pajisje sipas Kasapit përdoret në vende me demokraci të cunguar, sipas gazetarit si Kina, Irani dhe të tjerë.
"Momentalisht diçka e tillë është e paligjshme. Sepse pajisje të tilla duhet të kenë një kuadër ligjor, por në Shqipëri nuk ka kuadër ligjor. Kjo është një ndër funksionet e këtyre pajisjeve dhe kemi disa shërbime që mundësojnë internetin dhe vendoset kjo paketë që është DPI dhe ai që qëndron në mes, është shteti shqiptar.Unë mendoj se është një kërkesë e shtetit shqiptar me të vetmin motiv, që të mbyllet TikTok. Shteti shqiptar shkon te këto pajisje, që përdoren nga Irani dhe Kina. E përdorin këto vende që mos të lejojnë që të përdoren, që mos të kërkojnë Google."-tha Kasapi.
Nga ana tjetër Kasapi ka sjellë në vëmendje lajmin që sipas tij ndodh përsëritur, duke kujtuar daljen e të dhënave personale në 2021. Sipas tij sa herë që ka zgjedhje ‘dalin të dhënat personale’ duke e lidhur me rrezikun e mundshëm që sjellë pajisja DPI
"Mesa duket ka dhe rrafshin politik, por edhe rrafshin ligjor. Sa herë kemi zgjedhje na dalin të dhënat personale. Komisioneri i mbrojtjes së të dhënave personale nuk funksionon. Nëse deri dje autoritete si AKSHI që ofrojnë shërbimin e internetit, kjo pajisje do të shohë se në cilën faqe e ke këtë konsum të internetit, por edhe se çfarë bën ti. Ju kujtohet atëherë kur u fut pajisja MC Catcher, sepse kjo pajisje kishte kuadër ligjor dhe përgjonte disa persona në burg. Tani sa i përket mënyrës së përgjimeve, ajo është e rregulluar sipas ligjit. Duhet një reagim i organizmave jo shqiptarë në Shqipëri, të atyre personave që të bëjnë diçka lidhur me këtë çështje. Se nëse përpara se të marrësh pajisjen duhet të rregullosh kuadrin ligjor."-tha Kasapi.
DPI analizon trafikun e rrjetit në detaje, duke identifikuar paketat e të dhënave që lidhen me aplikacione specifike. Nëse një rrjet (si ai i një kompanie, shkolle apo shteti) vendos të kufizojë “TikTok”-un, DPI mund të zbulojë dhe bllokojë trafikun e tij. Megjithatë, përdoruesit mund të shmangin këtë kufizim duke përdorur VPN ose teknika të tjera të fshehjes së trafikut. Monitoron dhe analizon trafikun e internetit, duke parë se çfarë faqesh dhe aplikacionesh përdor një person. Mund të përdoret nga qeveritë për të bllokuar faqe interneti dhe aplikacione, kufizuar lirinë e informacionit.
Komente
