Rreziku i përmbytjeve, Bashkia Shkodër nis punën për lirimin e kolektorëve! Beci: Asnjë tolerim, s’mund të rrezikojmë qytetin për ndërtime pa kriter në këto zona

16 Tetor, 13:48| Përditesimi: 16 Tetor, 13:58

  • Share

Shkodër-Moti i keq me reshje të shumta shiu që përfshiu Shkodrën disa ditë më parë ka nxjerrë në pah një problematikë të mbartur në vite për qytetin. Bllokimi i kolektorëve të shkarkimit të ujërave të qytetit.

Nisur nga kjo situatë prej disa ditësh, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër së bashku me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime kanë zbritur në terren për pastrimin e këtyre kolektorëve por janë përballur me bllokime të tyre nga ndërtime të cilat janë kryer prej vitesh.

Për të parë nga afër situatën, sot ka qënë prezent Kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili njoftoi nisjen e një ndërhyrje të plotë, pa asnjë kompromis për lirimin e këtyre kolektorëve të cilat kthehen në rrezik për përmbytjeje në zona të qytetit, ashtu sic ishte rasti i zonës së Perashit të një jave më parë

"Bashkia e Shkodrës ka ngritur një grup të përbashkët pune, për evidentimin e të gjithë ndërtimeve, avulli apo gardhe të cilat bllokojnë sistemin e kullimit të qytetit në këto kolektorë dhe do të nderhyhet për pastrimin e plotë të tyre, me qëllim që Shkodra të mos jetë peng i këtyre bllokimeve për të cilat sjellin prezencë uji në disa zona të qytetit të Shkodrës" shprehet Benet Beci.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahipi: 16/10/2024 17:55

    Po pallatet që jan bërë sipër kolektorëve nga perashi deri tek biqesterrni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?