Bombolat e gazit janë kthyer në një problem serioz për jetën e përdoruesve dhe kjo sipas inspektorit pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial Riza Dokaj, vjen kryesisht nga përdorimi i tyre.
Vetëm një ditë më parë, në Ostren të Madh në Bulqizë, u dyshua se gazi i mori jetën një grua dhe dy fëmijët e saj, por pas verifikimeve me një grup ekspertësh është konstatuar se bombola e gatimi me gaz në ballkonin e shtëpisë, ishte me siguresë të mbyllur dhe në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka heq dyshimet e tyre se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.
Ndërkohë duke folur për rastin në fjalë për Report Tv, inspektorit Riza Dokaj është shprehur se nëse zbatohen rregullat e përdorimit dhe të instalimit të bombolave të gazit asgjë nuk ndodh.
"Nëse zbatohen rregullat e sigurimit teknik asgjë nuk ndodh. Janë tre faktorë, bombola instalimi dhe përdorimi. 90% kanë ardhur nga përdorimi dhe më pas instalimi. Bombola është e pa dëmtueshme pothuajse. Ne rekomandojmë që bombolat duhet të jenë të kolauduara."
Inspektorti ka treguar per Report Tv edhe disa nga mënyrat si duhet bërë instalimi dhe më pas verifikimi i bombolave të gazit në mënyrë që të mos ketë rrjedhje. Dokaj ka thënë se pasi të lidhen tubacionet duhet kontrolluar me shkumë sapuni dhe nuk duhet të pluskojë.
"Instalimi i gazit duhet të jetë i licencuar. Pas vendosjes së gazit duhet bërë kontrolli nëse rrjedh gaz. Me ujë dhe sapun për të parë pulsimin. Ka edhe erë të fortë të gazit dhe ndihet. Ka bulëzim nëse ka rrjedhje. duhet të kihet kujdes më tubin, duhet të jetë i rregullt, ka tub metalik dhe goma. Ai ka një afat skadence ndërsa ka rasate që e lënë . 6 muaj dy vjet duhet ta ndërrosh. " tha Dokaj.
"Më e rëndësishme është përdorimi. Nga ndalesa e gazit hapur. Mund të vendosen edhe sinjalizues gazi. Ka valvul që e bllok. Ka edhe bombola automatike për rrjedhjen e gazit" ka thënë ndër të tjera Dokaj.
Ndërkohë i pyetur nga gazetari i Report Tv, Merin Maçi për ngohjen me bombola gazi në ambientet publike, Dokaj është shprehur se nuk përbën problem derisa zbatohen kushtet teknike.
"Ka dalë një vendimi i këshillit të ministrave. Për kushtet teknike për përdorimin e bombolave. Sipas hapësirave është vendosja e gazit. Mbi 50 metër kub vendosen dy bombola. Në ambiente të hapura si në lokale nuk është se ka probleme. problemet duhet të jenë që bombola të jetë me kontroll teknik. Kanë certifikatë që malli të jetë i saktë nga prodhuesi. Bombola ka afat. Duhet të kalojnë dhe të certifikohen. Në bazë të kontrollit duhet futur në treg. Bomoblat që nuk kanë markim shenjë duhet të kontrollohen nga shqiptarët dhe të vendoset simboli AL. Bombola ka datë prodhimi dhe datat e skadencës së kolaudimit. Pas kolaudimit duhet ta çojë bombolën bosh atje dhe të marri bombol tjetër. Në auto gaz nuk është pikë mbushje që të mbushin bombolat. Cdo qytetarë duhet të dijë. " tha Dokaj.
Ai ka shtuar se koha e kolaudimit të një bombole është 5 vjet ndërsa për ata që nuk kanë markime nga prodhuesit duhet të kolaudohen çdo dy vjet.
"Koha e kolaudimit është në bazë të VKM është 5 vjet. Për bombolat që nuk kanë markim duhet çdo 2 vjet. Bombola duhet të mbushet 80% jo plotë. Në stacion karburanti mund ta mbushi më tepër. Ambienti i shtëpisë ndikon në rritjen e presionit të gazit dhe mund të shpërthejë gazi. 90% të rasteve nuk ka shpërthyer bombola. Të merren specialistë përkatës. Shumë vende e konsiderojnë si terrorist futjen e një bombol gazi të pa kolauduar. Nëse nuk dinë që të montojnë të marrin ata që i shesin. Duhet bërë një rishtërngim pas dy tre ditësh, se pas disa ditësh bymehet gomina lidhëse. Gunicioni duhet shtërnguar fortë. " tha Dokaj.
"Tubi i gazit e ka të shënuar datën e skadencës. Kemi patur raste që shtërngimi është bërë me tel një gjë absurde. Gunicioni duhet bërë kujdes. Nëse zbatohen rregullat asgjë nuk ndodh. Nëse i zbatojmë rregullat strikte asgjë nuk ndodh. Bombola të jetë e kolauduar. Duhet të jetë edhe prova në fund. Bombolat e vogla që janë të përshtatur për kampingje por ata përdoren sërish" tha Dokaj ndër të tjera.
Duhet premistop amjanti jo llastik pastaj provoje me shkum sapuni
PërgjigjuO specialista fshtare bombolat e gazit nuk i gjen e keqja po kur mbushen ju jepni nje gomine llastiku sado ta shtrengosh mbas nje fare kohe rekordi merr shume shtengim gazi ka rrjedhur i gjithi kush e ka brenda shtepise bombolen e ha kush e ka ne ballkon ose jashte ka vetem rrjedhje gazi
Përgjigju