Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, drejtoresha e AKU-së Jeta Deda tregoi më tepër për inspektimet e fundit që ka ndërmarr AKU. Me hapjen e sezonit turistik, shtohen edhe subjektet sezonale të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme ushqimore. Por sa të sigurtë janë këto subjekte dhe sa të sigurta janë ushqimet që tregtojnë? Aku ka shtuar kontrollet në terren.
“Ne jemi pjesë e një tryeze që duhet të shtojë monitorimet në terren gjatë sezonit turistik. Ne kemi tashmë planet e punës së hartuara për të gjitha subjektet ku do të kryehen monitorime. Ky plan do të jetë I shtrirë deri në fund të muajit shtator. Ne do të bëjmë monitorime në subjekte që janë hapur rishtazi , pra që janë të hapura sezonale, tek subjektet që kemi lënë detyra, që ka pasur gjetje ose që janë marrë masa” tha drejtoresha e AKU-së Jeta Deda.
E pyetur për kujdesin që duhet të tregojnë konsumatorët këtë periudhë me sigurinë ushqimore, ajo vuri theksin tek produktet shtazore si dhe tek mos blerja e asnjë produkti pa etiketë.
Ne kemi gjithmonë një vëmendje të shtuar për produktet me origjinë shtazore jo sepse janë produkte problematike për nga natyra që kanë por nga kushtet e ruajtjes së tyre. Duhet të jenë të gjitha të ruajtura sipas kushteve që përcakton ligji. Së pari ushqimi duhet të ketë një etiketë, një ushqim nuk duhet blerë nëse ai nuk ka etiketë, e cila duhet të jetë gjithmonë në gjuhën shqipe. Një etiketë që nuk është në gjuhën shqipe do të thotë që ka kaluar kontrollin e pikës së inspektimit kufitare, nuk është një produkt I sigurtë.
Ndërsa e pyetur për produktet që shiten ende në rrugë si rasti I qumështit në shishe që shitet në rrugë e në trotuare, ajo u shpreh se këto produkte nuk kanë gjurmueshmëri.
Ai është produkt që nuk ka etikën prandaj nuk ka gjurmueshmëri. Kështu që ndaj subjektit merret masë e menjëhershme, gjobë ose edhe mbyllje e aktivitetit dhe heqje e liçencës.