Momenti i shpetimit

Rrezikuan të mbyteshin në det, policia u vjen në ndihmë 3 pushuesve në Shëngjin dhe Velipojë 

6 Shtator 2023, 11:56| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 12:05

  • Share

Tre pushues, janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi rrezikuan të mbyteshin në det, në Shëngjin dhe Velipojë.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndihmuar në dy raste, tre persona që rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të dallgëve dhe erërave të forta.

Në rastin e parë, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të 2 personave që rrezikuan të mbyteshin pasi mjetet e tyre lundruese (pedalone) ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë.  

Dy pedalonet u gjetën rreth 3 milje larg bregut, bashkë me 2 drejtuesit e tyre.    

Në rastin e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër ndërhynë për të shpëtuar një pushues që ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës.

Pas ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë e kanë nxjerrë në breg dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?