'Rrëzimi' gjatë pandemisë, Sejko: Ekonomia i rikthehet ringritjes vitin e ardhshëm! Me kapërcimin e reziqeve do fillojmë konsolidimin fiskal

7 Tetor 2020, 16:30| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 18:54

  • Share

TIRANË- Edhe Banka e Shqipërisë rishikon pritshmërinë për  tkurrjen ekonomike. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko pret që ekonomia të pësojë një recesion në nivelin e 7.6% këtë vit, nga niveli 5% që u parashikua në fillim të pandemisë.

Parashikimi i deritanishëm për rënien ekonomike është në nivelin e 7.6%. Megjithatë përshkallëzimi i mëtejshëm i goditjes apo krijimi i vështirësive në transmetimin  e politikës monetare do të kërkoj lehtësimin e mëtejshëm të stimulit monetar. Në veçanti rreziqet e kahut të poshtëm burojnë nga zgjatja në kohë e pandemisë dhe ri-prezantimi i mundshëm i masave të distancimit social për kontrollin e pandemisë, mos përcjellja e politikës monetare, përkeqësimi i ofertës për kredi”, tha Sejko.

Guvernatori u shpreh se rënia ekonomike ka vijuar edhe në periudhën korrik-Shtator, pavarësisht se nuk ishim në karantinë. Ndërsa ecuria pozitive e saj pritet të nis në 2021.

“Aktiviteti ekonomik në shumicën e ekonomive ka shfaqur norma dyshifrore rënie, papunësi e rritur dhe gjendja e sektorit privat është përkeqësuar. Megjithatë ecuria më e mirë e të ardhurave tatimore dhe eksporteve si dhe përmirësimi i bizneseve dhe rritja e besimit, sugjerojnë që rënia ekonomike ka vazhduar por në nivel më të ulët se në tremujorin e dytë. Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vij në përmirësim por të mbetet ende në territor negativ gjatë gjysmës së dytë të këtij viti  dhe të rritet në vitin e ardhshëm”, deklaroi guvernatori.

Banka e Shqipërisë i ka vlerësuar si pozitive masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e pandemisë dhe kapërcimin e krizës.

“Politikat e deritanishme kanë pasur një rol të rëndësishëm në përballimin e goditjes. Stimuli fiskal ka zbutur goditjen e financave të biznesit dhe të familjes. Stimuli monetar ka ulur kostot e financimit në ekonomi dhe ka gantuar likuiditet në sektorin bankar”, u shpreh Sejko.

Sa i takon rritjes së borxhit publik Sejko tha se është i pranueshëm në kohë të pazakontë. “Rritja e nivelit të borxhit është e pranuar në një situatë të tillë krize por sigurisht është një element rrezik dhe duhet të adresohet në të ardhmen dhe të punojmë për konsolidimin fiskal”, tha Sejko.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka lënë të pandryshuar qëndrimi aktual i politikës monetare me normë bazë interesit, 0.5%.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?