Bota

Afganistan, mister rrëzimi i aeroplanit amerikan, Talibanët: E goditëm ne avionin e CIAS-s

27 Janar 2020, 15:13| Përditesimi: 27 Janar 2020, 17:55

  • Share

Një aeroplan amerikan i Forcës Ajrore u rrëzua në rajonin e Deh Yak në provincën e Ghazni, në jug-perëndim të kryeqytetit Kabul, në Afganistan, në një zonë me një prani të fortë të talebanëve.

Zyrtarët lokalë fillimisht thanë që bëhet fjalë për një aeroplan pasagjerësh që i përkiste linjë ajrore afgane ‘Ariana’.

Por sot, linja ajrore afgane 'Ariana' mohoi rrëzimin e një prej aeroplanëve të saj, duke shtruar pyetje në lidhje me aeroplanin që u rrëzua sot në lindje të Afganistanit.

Linja ajrore lëshoi ​​një refuzim të fortë, duke thënë se kishte vetëm dy aeroplanë në fluturim dhe se ata ishin të sigurt.

Mendohet se ai është një avion Bombardier Global Express E-11A i cili përdoret për koordinimin e operacioneve ushtarake.

Talibanët, menjëherë pas rrëzimit të avionit kanë deklaruar se ishin ata që e kishin goditur dhe se “të gjithë okupuesit, përfshirë zyrtarë të lartë të shërbimeve amerikane, u vranë”.

Zona e rrëzimit të avionit është province e Deh Yak, një zonë e kontrolluar nga fondamentalistët.

Qeveria afgane ka dërguar në vendngjarje një kontigjent të Forcave Speciale, por për momentin i vetmi informacion është ai i vendosur në internet nga talebanët.

Për momentin nuk është e qartë se cilat janë shkaqet e aksidentit.

‘Bombardier Global Express E-11A’ mund edhe të jetë rrëzuar nga ndonjë raketë e mundshme.

Por talibanët nuk kanë qasje në sistemet moderne kundërajrore, më së shumti ata mund të kenë ndonjë arsenal që daton që nga koha e luftës kundër Sovjetikëve.

Sidoqoftë, një zyrtar i lartë i mbrojtjes në Kabul konfirmoi që asnjë avion i forcave amerikane ose të NATO-s nuk ishte rrëzuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?