Pas njoftimeve të shumta në median turke dhe shqiptare për rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj biznesmenit shqiptar Sinan Idrizit, ka reaguar biznesmeni turk Adnan Polat, i cili ka theksuar se beteja ligjore vazhdon dhe se ai ka besim të plotë në drejtësinë turk. Deklaratën për median e siguroi Report TV, pas konumikimit të vazhdueshëm me stafin e biznesmenit turk.
Në deklaratën e tij Polat ka theksuar se beteja ligjore vazhdon.
“Ne bëjmë të ditur se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të kundërshtuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe i pasqyruar gjerësisht në media. Ne e lëmë zgjidhjen e këtij konflikti në duar të Gjykatave të Republikës së Turqisë. Ne kemi besim të plotë se drejtësia do të vihet në vend,” tha Polat.
Letra e Plotë
Të nderuar anëtarë të shtypit
Dua të jap disa sqarime në lidhje me disa lajme që janë bërë publike në lidhje me lidhje me betejën ligjore që unë kam nisur kundër biznesmenit Sinan Idrizit. Siç dihet, unë jam një biznesmen dhe kompanitë në të cila unë jam aksioner, bëj investime në shumë sektorë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dihet gjithashtu që unë kam aktivitete në vendet e Evropës Lindore.
Brenda aktiviteteve të përmendura më lart unë kam pasur marrëdhënie tregtare me Sinan Idrizi, me të cilin kam pasur disa mosmarrëveshje dhe për këtë kam filluar edhe një betejë ligjore në Gjykatat e Republikës së Turqisë. Ne bëjmë të ditur se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të kundërshtuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe i pasqyruar gjerësisht në media. Ne e lëmë zgjidhjen e këtij konflikti në duar të Gjykatave të Republikës së Turqisë. Ne kemi besim të plotë se drejtësia do të vihet në vend.
Me respekt
Adnan Polat
Lajmi kryesor:
Biznesmeni turk e akuzoi për vjedhje të 3.5 mln $/ Gjykata në Turqi e shpall të pafajshëm! Sinan Idrizi: Do i kërkoj dëmshpërblim! Polat: Beteja ligjore vazhdon
//ReportTv.al