Avioni i pasagjerëve “Air India” që u rrëzua ditën e sotme në aeroportin e Ahmedabad në Indi me 242 persona në bord, për ekspertin e Aviacionit Civil Feliks Baçi mund të jetë rrëzuar pasi nuk arriti që të ngrihet në fluturim.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, sipas ekspertit disa nga shkaqet e tjera mund të jenë edhe probleme teknike ose fluks zogjsh që mund të kenë hyrë në motorin e avionit.
‘Ky avion është nga më ta rëndët, janë avion luksoz dhe ishte krenari e prodhimit të Boingut, dhe problemi këtu del që mund të jetë problem i pilotëve, i pajisjeve të avionit që bënë që të ngrihet në ajër fuqia e pamjaftueshme e motorëve dhe ka marr shpejtësi për tu ngritur nga mesi i pistës. Janë 242 pasagjerë në avion dhe pesha rëndohet dhe tejkalon kufijt për një fluturim të sigurt. Pilotët kanë manovruar ose janë hutuar mendoj, por do ta tregojë koha sepse do të ketë një raport se kush ishte shkaku i vërtetë. Mund të ketë edhe fluks zogjësh që kanë hyr në motorin e avionit, por unë them se ai s’ka marr dot fuqi për të fluturuar dhe ka dal nga kontrolli’, tha ai.
Ai e cilësoi këtë si një tragjedi, ndërsa theksoi se duhet që të zbulohet edhe shkaku i vërtetë i rënies së avionit.
‘Jemi përballë një lajmi jo të mirë për aviacionin është një nga ditët më të keqe të historisë së tij. Propabiliteti për të pasur aksidente është se Boing prodhon më shumë avionë, problemet janë të shumta por ky duhet që të kapet si një rast i veçantë. Shkaku ka shumë teori në këtë moment për të kuptuar se nga erdhi shkaku. Avioni ra sapo u ngrit’, tha ai.
Eksperti bëri me dije edhe sa është kostoja e një avioni të tillë.
‘Kushtojnë shumë mbi 240 mln dollarë kosto e tij. Një avion mban 1 mijë kile dhe mbi 1 mijë kile është në kushtet e rrezikshmërisë dhe një gabim i vogël mund të çojë në tragjedi’, tha ai.
Komente
