Bota

Rrëzimi i ‘Boeing 787’, hetimet nga India, SHBA dhe BE! Hetuesit gjetën një kuti të zezë, 28 sekondat e tragjedisë! Të paktën 290 numri i viktimave

13 Qershor, 14:24| Përditesimi: 13 Qershor, 14:47

  • Share

Indi- Njëzet e tetë sekonda. Kaq kohë iu desh avionit ‘Boeing 787’ i ‘Air India’ për t’u ngritur nga pista e aeroportit të Ahmedabad, e më pas të përplasej me ndërtesat një milje e gjysmë më tutje. Hetuesit indianë po përqendrohen kryesisht në këto njëzet e tetë sekonda, me mbështetje logjistike nga hetuesit amerikanë dhe evropianë.

Jo vetëm sepse avioni duket se ka qenë "anormal" për atë fazë të fluturimit para impaktit, por edhe sepse ai model avioni nuk ka pasur kurrë një aksident fatal, deri më 12 qershor 2025.

Dy kutitë e zeza do të japin informacionin vendimtar me njërën prej tyre që u gjet disa orë pas impaktit, teksa numri i viktimave raportohet se ka shkuar në rreth 290 persona, nga të cilët 242 prej tyre ndodheshin në bordin e mjetit si pasagjerë dhe staf, prej të cilëve vetëm njëri mbijetoi, një indian me shtetësi britanike.

Të paktën 24 viktima janë nga godinat ekonvikteve të studentëve ku ra mjeti fluturues pas aksidentit, por shifrat nuk janë ende përfundimtare.

Eskpertët thotë “Corriere della sera” paralajmërojnë se një rrëzim avioni është rezultat i një kombinimi faktorësh, nuk ka një shkak të vetëm,

Drejtuesi i përgjithshëm i Air India, i cili shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave, tha në një deklaratë se hetimet do të marrin kohë. Një burim evropian në kontakt me hetuesit indianë shpjegon për ‘Corriere’ se dinamika e katastrofës është ndarë në pesë faza, secila prej të cilave do të shqyrtohet në detaje në javët dhe muajt në vijim. Faza e parë, e cila nuk tregon anomali të dukshme në videot e disponueshme, është ajo e fazës përgatitore dhe nisja.

Boeing-u ngrihet pa ndonjë problem kritik, megjithatë, ngritja zgjat rreth katër sekonda, avioni ngrihet nga toka dhe fiton lartësi. Por jo shumë.

Në fakt, në shtatë sekondat e ardhshme, avioni pothuajse e ngadalëson dukshëm ngjitjen e tij edhe pse ecën me shpejtësi të lartë. Në këtë moment, që zgjat pesë sekonda fluturimi, vazhdon në një lartësi të qëndrueshme, kur në realitet duhet të ngrihej më tej. Megjithatë, situata përkeqësohet. Sepse në dymbëdhjetë sekondat e ardhshme, avioni humbet lartësinë, duke u rrëzuar me mbi 300 kilometra në orë.

Avioni i Air Indi kishte 242 persona në bord, përfshirë stafin, me vetëm njërin prej tyre që mrekullisht arriti të shpëtojë.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?