Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha kujton momentin: Shumë vonë e kuptova që në shesh ishim e gjithë familja

20 Shkurt 2022, 11:49| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 12:12

  • Share

Lulzim Basha ka firmosur ditën e sotme një peticion për dekomunistizimin në 31 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Teksa ka kujtuar për të rinjtë atë moment, Basha ka ndarë një histori personale ku tha se gjatë rrëzimit të bustit ishte e gjithë familja e tij në shesh, por nuk e dinin pasi kishin ardhur  nga anë të ndryshme në atë grumbull të madh shqiptarët që rrëzuan simbolin e diktaturës.

“Nuk e harroj atë vit, kam qenë këtu. Kam arritur këtu pak para se shtatorja të binte dhe shumë më vonë e kam kuptuar se familja ime ndodhej këtu, në katër anët e sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinte që ndodheshim këtu, sepse kishim ardhur nga rrugë të ndryshme. Si familje biologjike ishim të shpërndarë, nuk e dinim që ishim këtu. Por, që nga momenti i nisjes së protestës, rënia e shtatores dhe testimi i këtij momenti, ne të gjithë ishim bërë një familje”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

31 vjet nga rrëzimi i shtatores se Hoxhës, Basha firmos peticionin e Dekomunistizimit: Do e çojmë këtë iniciativë në Kuvend! Shqiptarët do t’i dinë kriminelët e diktaturës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?