Duke votuar për mocionin e mosbesimit që solli rrëzimin e qeverisë së Michel Barnier, sipas presidentit Emmanuel Macron, “e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar në një front" kundër interesave të vendit.
"E di që disa njerëz janë të tunduar të më fajësojnë mua për këtë situatë. Është shumë më komode”,-tha Macron.
"Ata mendojnë vetëm për një gjë: zgjedhjet presidenciale",- shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Rrëzimi i qeverisë në Francë, Macron: Nuk jap dorëheqjen! E djathta dhe e majta ekstreme, një front kundër republikës! Ditët në vijim, kryeministri i ri
K.M/ReportTv.al