Alfred Visha

Rrëzimi i skelës në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave, shqiptari i plagosur rëndë ndërron jetë pas 10 ditësh në spital

9 Nëntor 2023, 13:19| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 14:07

  • Share

Ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani, 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit shqiptari 33 vjeçar Alfred Visha. Lajmin e ka konfirmuar për Report Tv daja i tij, Luan Cemenja.

Visha baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë. 

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

Si pasojë e rrëzimit të skelës në kantierin e ndërtimit, humbën jetën edhe Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Rruzhdi Hoxha 33 vjeç, nga Kukësi dhe një tjetër shqiptar ende i paidentifikuar nga Mati.

Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi shtetas i Kosovës, punonin në të zezë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?