Agron Zhukri

Rrëzimi i Zhukrit ka qartësuar se kujt i takon vula dhe logo

10 Qershor, 20:54| Përditesimi: 10 Qershor, 20:57

  • Share

Të martën, më 11 qershor, Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të trajtojë çështjen ligjore lidhur me vulën dhe logon e PD.

Pas kthimit për shqyrtim, vendimi i kësaj të marte ka rëndësi edhe për të treguar se sa e lirë është gjykata shqiptare për të trajtuar një çështje që ligjërisht është e qartë, ndërsa presioni publik nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme, ka bërë që të zvarritet deri më sot.

Çështja e përçarjes dhe konfliktit të PD nuk është çështje logoje dhe vule, por pikënisje e gjithçkaje është shpallja “Non grata” e Sali Berishës nga SHBA-të.

Gjithçka që ka ardhur më pas është rezultat i kësaj ngjarjeje.

Në këtë kuptim, përveçse shkeljeve të mëdha ligjore që ka hedhur Berisha dhe grupi i tij në çdo hap, çështja e vulës dhe logos së PD vendos në lojë edhe autoritetin e atyre që e nisën këtë histori.

Gjykata e Lartë, në thelb, e ka parashkruar dhe e ka orientuar Apelin se çfarë vendimi do duhet të marrë, madje për këtë çështje e ka rikthyer aty: nëse Zhukri është rrëzuar dhe PD është njohur si palë, atëherë është qartë se pala ligjore dhe institucionale që duhet të përfaqësojë demokratët është PD zyrtare.

Ashtu sikurse ka përcaktuar që PD është ajo që KQZ dhe Kolegji i Apelimit ka njohur kur ka trajtuar pretendimet e Rithemelimit për zgjedhjet e fundit lokale.

Pas sqarimit të këtij ngërçi juridik, PD duhet të vijojë me rrugën e nisur për paraqitjen e programit dhe ekipit për shqiptarët për të bërë dallim dhe kontrast me pjesën tjetër të politikës që më shumë se sa hallin e njerëzve kanë hallin e përballjes së tyre me drejtësinë dhe SPAK-un.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?