Rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh, duke sjellë sa përfitime, po ashtu edhe rreziqe. Keqpërdorimi i tyre krijon jo pak probleme shpeshherë, siç ishte edhe rasti i të riut Kozak Braçi, i cili u mor peng dhe u dhunua pasi publikoi një video duke ofenduar Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi. Transmetimi live i videos ku ai dhunohej nga vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, ngriti 'kambanën e alarmit' për mënyrën se si po përdoren rrjete sociale dhe si po degradon rinia.
Në 'Report Tv', Sociologu Edmond Dragoti thotë se është e pamundur t'i shmangemi rrjeteve sociale, por këshillon përdorimin me masë të tyre, për të mos kaluar në degradim.
"Tendenca për t'u bërë i njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, është sa egoiste aq edhe e natyrshme. Çdo gjë, pavarësisht anëve pozitive, mbarin po aq rrezik dhe mundësi negativiste në jetën tonë, pasi duke u tejkaluar masa e përdorimit të tyre, i bën njerëzi të varësohen prej tyre dhe të ndikohen në çdo rast. Është një marrëdhënie edhe sociale, pasi moshat e reja të përfshirë janë jashtë vëmendjes së prindërve dhe kanë mundësinë të gabojnë të marrin vendime të rrezikshme për veten e tyre. Nuk i shmangemi dot rrjeteve sociale. Këshilla që dua të jap është ndiqeni tendencën e kohës, por me masë, me kufi për të mos kaluar në nivelin e degradimit të gjërave", shprehet sociologu.
Blogeria Xhina Hodo, e cila e ka lidhur jetën e saj me rrjetet sociale, tregon se jo pak herë është ndjerë e bullizuar nga mesazhet e shumta që merr herë pas here nga njerëz që nuk e pëlqejnë atë që ajo bën në rrjetet sociale.
"Jam ndjerë e bullizuar. Më vijnë komente dhe mesazhe dhe kjo më habit dhe më vjen keq që njerëzit kanë kaq shumë mllef, njerëz që nuk të njohin dhe bëjnë komente të tilla. Më habit pjesa se deri në çfarë pike shkojnë njerëzit", tha ajo.
Për influencerin Indrit Voga rrjete sociale i kanë zbukuruar jetën, ndërsa thotë se më së shumti ai i përdor për marketing.
"Unë rrjetet sociale i kam përdorur për marketing. Jeta ime është shumë e rritur me rrjetet sociale, si me punën dhe pasionin tim për muzikën dhe kërcimet latine. Përtej problemeve që sjellin për disa rrjete sociale, mua më kanë zbukuruar jetën", thekson Voga.
'Transferimi' i jetës reale në atë virtuale tashmë është një fenomen që shqetëson të gjithë botën, duke ngritur pikëpyetje të mëdha sa i përket sigurisë për fëmijët e të rinjtë.
Kritikoni por mos shpifni e shani njerezit kot Sepse pastaj ju gjen belaja nga njerez problematik dhe te paguar nga politika
Përgjigjublogerat te kercenuar?! epo duhet te dine ate fjalen: gjuha e gjate bela e te zot!
Përgjigju