Rrëzohen dy rrape shekullor, dëmtohen 3 makina të parkuara dhe bllokohet rruga nacionale Fier-Vlorë (VIDEO)

18 Tetor 2020, 08:33| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 14:16

  • Share

Dy rrape shekullor janë rrëzuar përtokë në hyrje të qytetit të Fierit. Si pasojë janë dëmtuar disa makina që kanë qenë të parkuara poshtë tyre.  

Sipas informacioneve, rruga nacionale Fier-Vlorë është bllokuar, ndërkohë që 3 makina që kanë qenë poshtë rrapit, janë dëmtuar. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mendohet se pasi ka rënë rrapi i parë, ka rënë edhe tjetri, duke krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve.

Shirat e shumta që kanë rënë kohët e fundit në vendin tonë kanë bërë që pemët të humbin forcën e tyre duke rënë përtokë.

Jo vetëm ky rrap, por edhe 5 lisa të tjerë rrezikojnë që të bien përtokë. Këto lisa i ka në juridiksion Monumenti i Kulturës në Fier.

Komento

Komente

  • Iris: 18/10/2020 21:00

    Nuk e kane fajin shirat,ata vetem sa u dhane doren e fundit.Po ta shikoni trungun me vemendje,e gjithe siperfaqja eshte e mbushur me vrima dhe Brenda trungu eshte bere zgaver.Kemi te bejme me aktivitet krimbosje, kalbjeje she lageshtire.Keto rrape, megjithese ishin shekullore,bashkia duhet t'i kishte hequr me kohe,pasi perbenin rrezik.Ishin me fat qe ra vetem mbi makina,dhe jo mbi njerez.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?