Austri

Bota

Rrëzohet avioni gjerman në Austri, 4 të vdekur

6 Korrik, 10:28| Përditesimi: 6 Korrik, 10:32

  • Share

Austri-Një avion i vogël që u ngrit nga Gjermania u rrëzua të shtunën e 5 korrikut në Alpet austriake, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në bord.

Avioni i cili u rrëzua pranë Wald im Pinzgau, në provincën e Salzburgut dhe u përfshi gjithashtu nga flakët.

Policia bëri me dije se viktimat janë tre burra dhe një grua, të cilët besohet të jenë me kombësi gjermane.

Avioni ishte nisur nga një aerodrom në Oberschleissheim, pranë Mynihut.

Deri më tani ende nuk dihet shkaku që çoi në këtë tragjedi ajrore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?