Bota

Rrëzohet avioni në Australi, dy të vdekur, pjesët e tij u shpërndanë përgjatë bregdetit

5 Janar, 10:17| Përditesimi: 5 Janar, 10:26

  • Share

Dy persona kanë vdekur, pasi një avion u rrëzua në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit.

Policia në shtetin e Uellsit të Ri Jugor (NSË) tha në një deklaratë të shtunën në mbrëmje (4 janar) se shërbimet e urgjencës u thirrën pasi u raportua për një përplasje pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të Sidneit.

“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”, tha Policia e NSË, sipas mediave së huaja.

Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut.

Policia tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?