Moskë/ Rrëzohet avioni i Prigozhin, media: U vra! Wagner: Sulm kundërajror nga Kremlini, e vranë tradhtarët! Rusia: Identifikuam trupin e pajetë

23 Gusht 2023, 19:18| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 18:50

  • Share

RUSI- "Një i vdekur që ecën" e quanin shefin e mercenarëve të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndërsa më shumë mundësi profecia është realizuar.

Avioni në pronësi të tij është goditur dhe është rrëzuar në territorin rus pasditen e kësaj të mërkure, ndërkohë që 10 persona janë vrarë, mes të cilëve ishte edhe lideri i wagner, Yevgeny Prigozhin. Ai është raportuar se ka qenë në bordin e fluturimit, siç është konfirmuar edhe mediat më të rëndësishme ruse, me televizionin shtetëror që njoftoi edhe vdekjen e Prigozhin. Ndërkohë grupi i Wagner tha se aeroplani është rrëzuar nga anti-ajrorët rusë e se Prigozhin është vrarë nga tradhëtarët.

Rusia nga ana tjetër thotë se trupi i pajetë liderit dhe themeluesit të grupit Wagner, u identifikua pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin ai po udhëtonte pranë fshatit Kuzhenkino, në rajonin Tver, në veri të Moskës. Këtë e raportoi televizioni rus Tsargrad .

Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, të gjithë janë identifikuar. Në aeroplan po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.

Ka një mister që e mbulon të gjithë ngjarjen, dyshim i cili rritet duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën reagoi Rosaviatsiya, Autoriteti i Aviacionit Rus, i cili lëshoi një deklarate që konfirmonte se emri i Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit që në minutat e para pas ngjarjes

Reagimet nga kancelaritë botërore linin të kuptohej se vdekja e mundshme e Prigozhin nuk do të ishte asnjë habi me liderin e Kremlinit, Putin që kërkon të eliminojë çdo njeri që i vë në dyshim autoritetin absolut. Shefi i Wagner udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë në qershor dhe u përshkrua në atë kohë nga Vladimir Putin si një “tradhtar”.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë. Prigozhin themeloi grupin mercenar Wagner, i cili ka qenë aktiv në konflikte dhe Afrikë dhe Lindjen e Mesme, dhe luftoi përkrah rusëve në Ukrainë.

Ora 22:52
Media ruse: Identifikohen të 10 viktimat e në aeroplanin e rrëzuar të Prigozhin

1692814550_moske.JPG

Janë identifikuar të dhjetë trupat e viktimave të rrëzimit të avionit në pronësi të Yevgeny Prigozhin. Këtë e raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax duke cituar shërbimet e urgjencës dhe duke shpjeguar se ka përfunduar operacioni i kërkimit.

Ora 22:37
Media në Bjellorusi: Mercenarët e Wagner po përpiqen të largohen nga Bjellorusia pas vdekjes së Prigozhin

1692203515_wagnerbjellorusi.jpg

Mercenarët e grupit Wagner, të cilët me urdhër të Yevgeny Prigozhin, ishin zhvendosur në vend pas tentativës për grusht shteti në Moskë, po përpiqen të largohen nga Bjellorusia.

Kështu shkruan faqja bjelloruse e lajmeve Gayun, teksa raporton për rrëmujë pas vdekjes së liderit të grupit Wagner.

Në zonën e kampit Wagner në fshatin Tsel dhe në rrethin Osipovichi të Bjellorusisë aktualisht ka ndërprerje të internetit, shton grupi monitorues Gayun.

Ora 22:14
Vdes Prigozhin, Moska e konfirmon: Identifikuam trupin e pajetë të kreut të Wagner

S’ka dyshime, Prigozhin ka vdekur.

Trupi i pajetë liderit dhe themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin u identifikua pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin ai po udhëtonte pranë fshatit Kuzhenkino, në rajonin Tver, në veri të Moskës. Këtë e raportoi televizioni rus Tsargrad .

Ora 21:48
Grupi Wagner: Prigozhin ka vdekur, është vrarë nga tradhtarët

1692816612_230821190516yevgenyprigozhinafricadesertintl.jpg

Grupi Wagner ka konfirmuar vdekjen e Yevgeny Prigozhin.

"Kreu i grupit Wagner heroi dhe patrioti i vërtetë i Rusisë, Yevgeny Prigozhin, vdiq për shkak të veprimeve të tradhtarëve të Rusisë. Por edhe në ferr ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë!".- shkruan Grupi Wagner në Telegram.

 

Ora 21:42
Rrëzimi i avionit të Prigozhin, Biden: Asgjë nuk ndodh në Rusi pa qenë pas Putini

1691700911_joebiden.jpg

Joe Biden ka folur për avionin që u rrëzua në Rusi, i cili në mesin e pasagjerëve të tij kishte edhe kokën e Wagner Evgenij Prigozhin .

"Unë nuk jam i befasuar. Nuk ka shumë gjëra që po ndodhin në Rusi që Putini nuk është pas. Por unë nuk di shumë për këtë." – tha ai.

Ora 21:13
Kryeministri i Estonisë: Nëse Prigozhin vritet, Putini do të eliminojë të gjithë kundërshtarët

1692815080_putin.JPG

"Nëse është e vërtetë, do të tregonte" se presidenti rus Vladimir Putin ‘do të eliminojë kundërshtarët. Dhe kjo do të trembë këdo që mendon se po shpreh mendime të ndryshme nga të tijat’. Kështu Kaja Kallas , kryeministre e Estonisë, komentoi në CNN lajmin për rrëzimin e avionit në pronësi të liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin .

Ora 21:12
Televizoni shtetëror rus njofton vdekjen e kreut të Wagner, Prigozhin

1692815169_93c8a287bdae47b2b4c84920806241512.jpg

Kanali shtetëror televiziv Rossiya24 njoftoi vdekjen e kreu të Wagner, Prigozhin. 

Ora 20:49
Rrëzohet avioni në Rusi, mediat aludojnë për vdekjen e Prigozhin, Shtëpia e Bardhë: Mos u habisni

1692816612_thumbsbc55521343a446fed5a433e0616dee8ba1.jpg

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Ëatson dha një koment lidhur me aludimin e fundit të mediave të huaja mbi vdekjen e Prigozhin.

"Ne i kemi parë raportet. Nëse konfirmohen, askush nuk duhet të habitet. Lufta katastrofike në Ukrainë ka bërë që një ushtri private të marshojë drejt Moskës dhe mesa duket ka ndodhur kjo gjë

Ora 20:37
Rrëzimi i avionit Prigozhin, Putin kujton përvjetorin e betejës së Kurskut, ju drejtohet ushatarakëve: Jam krenar për ju

1692815841_ththt.JPG

Teksa mediat e huaja raportojnë për rrëzimin e avionit me një avion, lista e pasagjerëve të të cilit përfshin Yevgeny Prigozhin , presidenti rus kujton 80-vjetorin e fitores në betejën e Kurskut gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe duke iu drejtuar ushtarakëve thotë: “Jam krenar për ju”.

Ora 20:17
Shefi i Wagner iu kundërvu 2 muaj më parë, ja ku gjendej Putin pak momente pas rrëzimit të avionit të Prigozhin

Ndërkohë që raportohet në media se shefi i ushtrisë Wagner është vrarë pas rrëzimit të avionit të tij në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin mësohet se po jep çmime për të nderuar ushtarakët.

Putin thuhet se ka dhënë titujt ‘Hero i Rusisë’... i njëjti që Prigozhin i kishte dhënë tashmë në të kaluarën.

Ora 20:16
Rusia: Ngritëm një komision posaçëm për të hetuar për rrëzimin e avionit ku ishte edhe Prigozhin

 

Agjencia Federale për Transportin Ajror Rus (Rosaviatsia) ka krijuar një komision të posaçëm për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit të një prej avionëve të Yevgeny Prigozhin, i cili u rrëzua në rajonin Tver. Këtë e bëri të ditur vetë Rosaviatsia.

Ora 20:13
Rrëzohet avioni i Prigozhin, gjenden 8 nga 10 trupat që ishin në avion

Agjencia e lajmeve Ria Novosti shkruan se 8 nga 10 trupat e personave që kanë qenë në avion me Prigozhin janë gjetur në vendin ku dhe u përplas avioni privat i kreut të Wanger.

Avioni Embraer Legacy u godit në zonën e Tver të Rusisë. Të njëjtin avion Prigozhin kishte përdorur edhe për të udhëtuar drejt Bjellorusisë pas tentativës për grusht shteti në Moskë dy muaj më parë.

Ora 20:06
Grupi Wagner: Në avionin që u rrëzua në rajonin e Tverit ndodhej edhe krahu i djathtë i Prigozhin

Në aeroplanin që u rrëzua në Moskë ku mediat raportojnë se ka vdekur kreu i mercenarëve, po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.

Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, 10 persona ishin në bordin e aeroplanit të rrëzuar, duke përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon se si avioni bie pothuajse vertikalisht.

Ora 19:52
Parashikimi që doli i vërtetë: Brenda gjashtë muajsh Prigozhin do të vritet

“Brenda gjashtë muajve ose Prigozhin do të vdesë ose do të ketë një grusht shteti të dytë kundër Putinit”. Ky ishte parashikimi që tërhoqi vëmendjen pasi u shqiptua nga Christo Grozev, rrjeti i gazetarëve hulumtues Bellingcat dhe autor i shumë lajmeve mbi komplotet dhe atentatet e organizuara nga Kremlini.

Grozev, faqja ndërkombëtare e investigimeve gazetareske dhe autor i shumë lajmeve mbi komplotet dhe atentatet e organizuara nga Kremlini.

Në një intervistë për Financial Times pak javëve më parë ai tha "Të gjithë e dinë se çfarë bëjnë me 'tradhtarët'. Ai [Putin] dëshiron ta shohë atë [Prigozhin.] të vdekur. Ai nuk ka mundur ta bëjë këtë ende. Pas gjashtë muajsh Prigozhin ose do të vdesë ose do të ketë një grusht shteti të dytë"

 

 

Ora 19:42
VIDEO nga rrëzimi i avionit të Prigozhin në Moskë, shpërthen në flakë

Në mediat sociale janë publikuar pamje nga rrëzimi i avionit të shefit të Wagnerit Yevgeny Prigozhin në Moskë.

Sipas mediave thuhet se avioni është rrëzuar në rajonin Tver të Rusisë në veriperëndim të Moskës, duke rezultuar në vdekjen të gjithë personave që ndodheshin në bord, mes tyre edhe të Prigozhin.

Ora 19:31
Rrëzohet avioni në Moskë, vdes kreu i Wagner, synoi të rrëzonte kreun e Kremlinit, kush ishte Prigozhin? Ish kuzhinieri i Vladimir Putinit

 

I lindur në vitin 1961 në Leningrad, sot Shën Pjetërburg, Prigozhin në vitin 1981 dënohet me 9 vite burg për grabitje dhe mashtrim.

Në vitin 1990, pasi del nga burgu, nis punë si shitës ambulant hotdogësh. Shumë shpejt ai arriti të hapë një zinxhir restorantesh, kompani shërbimi kateringu e cila quhej Konkord si dhe kazino. Në vitet 90 Putin punonte në Bashkinë e Shën Pjetërburgut dhe aty ata u njohën për shkak të restoranteve luksoze të Prigozhin ku ai priti edhe njerëz shumë të rëndësishëm.

Duke përfituar nga njohja e elitave dhe sidomos kur Putin u bë president i Rusisë, Prigozhin me kompaninë e tij Konkord arrijnë të përfitojë kontrata për shërbimet qeveritare ku një nga më të famshmet ka qenë ajo e vizitës së Presidentit amerikan George W. Bush. Kontratat e fituara nga Prigozhin nuk mbaronin këtu pasi ai arriti të merrte një kontratë marramendëse për kateringun në shkollat në Rusi. Kontratat e fituara nga Prigozhin i dhanë atij pseudonimin e Kuzhinierit të Putin.

Themelimi i Wagner Group

Për herë të parë emri i Wagner Group u dëgjua në vitin 2014 kur nisi edhe aneksimi i Krimesë nga Rusia. Inteligjenca perëndimore që në atë kohë kishte informacion se themeluesi i saj ishte Evgeny Prigozhin, por një gjë e tillë nga ky u fundit nuk u pranua deri shtator të viti 2022 kur vetë Prigozhin shfaqej në disa video ku bënte rekrutimin e të burgosurve rus.

Emri Wagner: Komandanti i kësaj kompanie ose CEO është Dmitri Utkin, një ish-nënkolonel i forcave speciale ruse, veteran i luftës në Çeçeni. Besohet se emri në kod i Utkin ishte Wagner gjatë kohës së shërbimit të tij dhe për këtë ai i vendosi emrin kompanisë Wagner Group.

Që prej vitit 2017 Wagner është shfaqur edhe në kontinentin afrikan në disa shtete si në Republikën e Afrikës Qendrore, Mali dhe Sudan ku ka një dislokim të konsiderueshëm forcash. Sipas shoqatave humanitare Wagner është përgjegjës për shumë masakra në popullsinë civile të këtyre zonave.

Fillimisht Wagner Group kishte rreth 5 mijë efektiv, kryesisht ish-ushtarak profesionist, por numrat e tyre u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë luftës në Ukrainë duke shkuar deri në 50 mijë ushtarakë ku 80% e tyre ishin të burgosur.

Sanksionet ndaj Wagner

Ndaj Prigozhin dhe Wagner, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh. Fillimisht ato kanë nisur në vitin 2016 për konfliktin në Ukrainë deri sa në shkurt të vitit 2018, Prigozhin dhe 13 shtetas të tjerë u akuzuan se kishin ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2018 në favor të fushatës elektorale të Donald Trump.

Angazhimi i Wagner në konfliktet e tjera

Në vitin 2015 forcat e mercenare janë në Siri ku luftojnë krahas forcave qeveritare kundër forcave rebele. Në vitin 2017, forcat e Wagner u shfaqën në Libi, duke mbështetur forcat e Gjeneralit Khalifa Haftar. Gjithashtu kanë marrë pjesë në operacione ushtarake në Sudan, Republikën e Afrikës Qendrore, Mozambik, ndërsa në Mali luftojnë grupet islamike duke mbështetur forcat qeveritare.

Të ardhurat e Wagner

Presidenti Putin tha se Wagner Group i ishte dhënë një kontratë prej 1 miliardë dollarësh nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viti 2022-2023.

Sipas Departamentit të Thesarit në SHBA, Prigozhin ka bërë të ardhura me Wagner edhe nga prania e tyre ne disa shtete te tjera.

Kompanitë e tij zotërojnë miniera ari dhe diamantesh në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Sudan.

Sipas autoriteteve në SHBA një nga kompanitë energjetike të Prigozhin merr rreth 25% të gjithë fushave të gazit dhe naftës që Wagner i mori ISIS gjatë konfliktit në Siri.

Krimet e Wagner

Prokurorët në Ukrainë akuzojnë Wagner për vrasjen e civilëve dhe tortura në afërsi të Kievi në 2022 së bashku me forcat e rregullta ushtarake. Inteligjenca Gjermane thotë se trupat e Wagner janë të lidhur edhe masakrat e civilëve në Buchan në Mars të 2022. Qeveria Franceze ka akuzuar Wagner për përdhunime dhe grabitje të civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore. Shtetet e Bashkuara në 2020 akuzuan Wagner për vendosjen e minave për rreth kryeqytetit të Libisë Tripoli.

Si nisi përplasja me drejtuesit e ushtrisë ruse?

Prigozhin ka akuzuar vazhdimisht Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreun e Forcave të armatosura Valeriy Gerasimov për inkompetencë. Gjakrat u nxehën më shumë kur Shoigu urdhëroi që ushtarët të nënshkruanin kontrata duke e vendosur Wagner në kontroll të tyre.

Në 23 qershor Prigozhin akuzoi drejtuesit e ushtrisë se kishin bombarduar forcat e Wagner. Një ditë më pas ai mori kontrollin e qytetit Rostov on Don nga ku nisi dhe marshimin për në Moskë ku do të synonte largimin e krerëve të ushtrisë.

Në datën 25, me ndërhyrjen e presidentit Lukashenko Prigozhin tërheq trupat dhe niset në Bjellorusi.

Wagner grup çmontohet nga Putin ndërsa të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në dezertim mund të nënshkruajnë prej 1 korrikut kontratat me ushtrinë ruse.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Endërra: 24/08/2023 11:00

    Lufta : ka Rregullat e Saj Edhe pse nga njerzit Që nuk e njohin USHTRIN mendojnë Se veprohet sipas mendjes të njërit Apo Tjetrit :JO,ka hierarki Dhe Urdhëro Si Urdheron Apo urdhëri nuk u zbatua për këtë Arsye ; kthimi i krahëve eshtë tradhti jo fjala ,Apo pushka Siç Beri Ky me grusht Shteti,Ndaj SHTETIT (PUTINIT) kjo Deshmonë se Nuk mjafton vetem guximi, Sa gjeneral ka Ne Rusi ,Qe jane kundër Putinit dhe nuk Guxojnë te thonë nje Fjale kundra,sps njohinë Ligjië Ushtarak je i Vrarë po nuk zbatove një urdher.PRIGOZHIN nga një kuzhinier,nje i burgosur kërcënon Atë Që e rriti e nxori nga burgu,i paguante Ushtrin,dhe i Siguronte Armatim, UTOPI,me fundë te Qartë Që kur Nisi

    Përgjigju
  • Si ka minci: 24/08/2023 10:24

    Si ka munci !?!?

    Përgjigju
  • Iris: 24/08/2023 04:21

    Dhe amerikanet i thoshnin me ironi te ruhej nga dritaret e hapura! Specialist eshte ky Putini kur eshte fjala per te eliminuar kundershtaret! Keshtu veproi dhe Pablo Eskobari njehere e nje kohe kur kujtonte se ishte mbret i botes,hodhi ne ere nje avion te tere,kurse ky i Rusise e beri te duket si aksident.Me vjen keq vetem per viktimat e pafajshme qe e pesuan per shkak te tij.

    Përgjigju
  • Scutari: 23/08/2023 22:28

    Të fala tavarish-ve!!

    Përgjigju
    • Turi: 23/08/2023 23:09

      Ate mendje mbani se ashtu do shkojne gjerat si keni qejf ju . Amerika dhe perendimoret po japin shpirt jane duke hapur krahun mos tju shkoje ndermend se do te ndodhe ndryshe

  • Tao: 23/08/2023 22:14

    Ca kriminele me pak, korren ate qe mbollen. Ne koke te Putinit tani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?