Bota

Rrëzohet avioni rus dhe shpërthen në flakë, dalin pamjet e aksidentit tragjik, humbin jetën tre personat që ishin në bord

18 Gusht 2021, 10:31| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 11:00

  • Share

Një avion ushtarak rus është rrëzuar gjatë një prove fluturimi jashtë Moskës, në të cilin mbetën të vdekur tre anëtarët e ekuipazhit në bord.

Videot e incidentit tregojnë se avioni u përfshi nga flakët në ajër, ndërkohë që u rrëzua në tokë, pasi motori i tij i djathtë mori flakë.

Tre persona ishin në bordin e avionit Ilyushin Il-112V, përfshirë pilotin e shpallur hero në Rusi Nikolai Kuimov, raportojnë mediat.

Incidenti ndodhi "gjatë provës përfundimtare për ulje pranë aeroportit Kubinka" jashtë Moskës. Hetuesit rusë thanë në një deklaratë se një hetim penal ka filluar për shkeljen e masave të sigurisë.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?