Bota

Gjermani/ Një aeroplan rrëzohet në aeroportin e Stuttgartit, 2 të plagosur

29 Dhjetor 2024, 20:48| Përditesimi: 29 Dhjetor 2024, 21:02

  • Share

Një aksident ajror ka ndodhur këtë të diel (29 dhjetor 2024) në aeroportin e Stuttgartit në Gjermani, ku një aeroplan është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes, kur piloti ka tentuar ta ulë

Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.

Sipas gjermanes Bild, në momentin e aksidentit ishte errësirë dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt, gjë që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi.

Fillimisht policia mendoi se në avion ndodheshin tre persona, por tani është e qartë se në bord ishin dy persona. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime që rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Të dy aktualisht ndodhen në spital. Shkaku i aksidentit është ende plotësisht i paqartë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?