Pamje nga vendngjarja

Bota

Rrëzohet avioni ushtarak në SHBA, 5 të vdekur, shkak kushtet e motit

2 Maj 2018, 19:50| Përditesimi: 2 Maj 2018, 20:22

  • Share

Një avion ushtarak mallrash është rrëzuar në Savannah të Georgias me 5 persona në bord. Rrëzimi i avionit erdhi gjatë kryerjes së një trajnimi ushtarak. Avioni u nis nga Porto Riko dhe u rrëzua disa milje larg pistës së aeroportit.

Lajmi konfirmohet nga Forcat Ajrore të Amerikës, të cilat thonë se bëhet fjalë për një avion “C-130” të Gardës Ajrore Kombëtare.

Rrëzimi në fakt nuk ka ndodhur në pistën e aeroportit, por disa milje më larg në një autostradë, shtoi më tej zëdhënësja Candace Carpenter, ndërsa reja e dendur e tymit ishte e dukshme edhe nga aeroporti. Ndërkohë nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të rrëzuarve në vendngjarje.

“Ishte e tmerrshme. Toka u trondit si të ishte një bombë e hedhur aty. Të gjithë njerëzit në godinë u kapluan nga paniku. Ishte me të vërtetë e tmerrshme”, thanë të pranishëm në vendngjarje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?