ITALI - Një avion ushtarak i Forcave Ajrore që u nis nga aeroporti Trapani Birgi dhe duhet të ulej në bazë është rrëzuar pasditen e kësaj të marte në grykëderdhjen e lumit Birgi. Ende po kërkohet piloti që drejtonte aeroplanin. Një ekip specialistësh nisi kërkimet që prej pasdites.
Avioni u rrëzua ndërsa po kthehej nga një mision stërvitor, për arsye të panjohura. Një helikopter nga Qendra Sar u ngrit menjëherë nga baza e Trapanit për të gjetur zonën e saktë të përplasjes dhe për të kërkuar pilotin.
Avioni u bë copë copë nga përplasja dhe rrënojat me zjarr u gjetën gjithashtu disa qindra metra larg. Nuk kishte asnjë alarm para rrëzimit dhe me kalimin e orëve, shpresat për të gjetur pilotin të gjallë po bëhen gjithnjë e më të dobëta.
‘Eurofighter Typhoon’ është një gjuajtës i gjeneratës së fundit, avioni luftarak më i avancuar i zhvilluar në Evropë.