Komisioni parlamentar rrëzon dekretin e Metës! Paketa anti-shpifje mbetet e pandryshuar

22 Janar 2020, 12:32| Përditesimi: 22 Janar 2020, 15:26

  • Share

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta Meta për paketën 'Anti-shpifje'. Kjo paketë ligjore ka ngjallur shumë debate politike, por pavarësisht konstatimeve të vazhdueshme, ka mbetur e pa ndryshuar.

Presidenca në Komision përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi, i cili theksoi se  paketa  ligjore bien në kundërshtim me kushtetutën për të drejtat e lirisë së medias por përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur të vendosur për këtë paketë dhe kështu dekreti i Metës është rrëzuar.

Në këtë komisioni kishte mjaftë përplasje mes përfaqësuesve të presidencës dhe mazhorancës.  Këshilltari lidjor i Metës, Bledar Dervishi theksoi se AKEP shërben si masa e fundit pas vendimeve të AMA-s duke u shndërruar në goditës së fjalës së lirë.

“Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian.” -tha Dervishi ndërsa shtoi se për këtë çështje duhet pritur edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Ndërsa për relatorin Arben Pëllumbi, deputet i PS, dekreti i Presidentit nuk vlente për shkak se argumentet nuk ishin të qëndrueshme.

“Argumentet e Presidentit nuk janë të qenësishme e për këtë nuk ka pse ta rishqyrtojmë këtë ligj. Gjykoj që të rrëzohet dekreti i Presidentit”, tha Pëllumbi.

Presidenti Ilir Meta, paketën "anti-shpifje" e ktheu më 12 Janar.  Kreu i shtetit pretendonte se ligji i miratuar shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. "Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit". Sipas Ilir Metës, paketa e miratuar është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu ai thekson se "shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut".

Shqetësimi kryesor i Presidentit lidhej me fuqinë që i jepet AMA-s dhe faktin që gjoba nuk pezullohet pa folur gjykata, por duhet të ekzekutohet. Kreu i shtetit akuzon qeverinë se përmes këtij ligji po tenton që të kapë median. "Në kushtet kur mazhoranca aktuale ka mundur që të monopolizojë thuajse të gjithë pushtetet legjislativ, ekzekutiv, pushtetin vendor dhe po bën të gjitha përpjekjet për të vendosur nën kontroll politik sistemin e drejtësisë, mbajtja e pandikuar dhe larg kontrollit e medias së lirë, nuk është vetëm një interes publik, por një mision në drejtim të së ardhmes së vendit dhe ruajtjes së vet demokracisë. Po kështu jam i detyruar T’ju paralajmëroj se, mosreflektimi nga ana e Kuvendit do të përkeqësonte besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës". thuhej në sqarimin e dekretit të Presidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?