Sebastian Pinera

Bota

Rrëzohet helikopteri dhe bie në liqen, vdes ish-presidenti i Kilit

6 Shkurt 2024, 22:15| Përditesimi: 6 Shkurt 2024, 22:31

  • Share

Ish-presidenti i Kilit Sebastian Pinera ka vdekur pasi helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua dhe përfundoi në liqen. Lajmi është konfimuar nga qeveria dhe zyra e ish-presidentit, i cili ka mbajtur postin e presidentit për dy mandate.

Ministrja e Brendshme Carolina Toha konfirmoi vdekjen e ish-presidentit 74-vjeçar, i cili mbajti postin nga viti 2010 në 2014 dhe nga 2018 në 2022.

Tre pasagjerë të tjerë i mbijetuan rrëzimit të helikopterit në qytetin jugor të Lago Ranco. Trupi i Pinerës ishte gjetur, tha ministrja e Brendshme.

Pinera, gjithashtu një biznesmen i suksesshëm, mbikëqyri rritjen e shpejtë ekonomike dhe një rënie të mprehtë të papunësisë gjatë presidencës së tij të parë 2010-2014, në një kohë kur shumë nga partnerët tregtarë dhe fqinjët e Kilit po përballeshin me një rritje shumë më të ngadaltë.

Presidenca e tij e dytë nga viti 2018 në 2022 u shënua nga protesta të dhunshme kundër pabarazisë që çuan në akuza për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përfunduan me premtimin e qeverisë për hartimin e një kushtetute të re.

Piñera mbikëqyri gjithashtu situatën në Kili gjatë pandemisë së Covid, e cila përfshinte një nga normat më të shpejta të vaksinimit në botë.

Një nga pikat më të larta të administratës së tij të parë, e shpallur shpesh nga vetë Piñera, ishte shpëtimi spektakolar në vitin 2010 i 33 minatorëve të bllokuar nën shkretëtirën Atacama. Ngjarja u bë një sensacion mediatik global dhe ishte subjekt i një filmi të vitit 2014, The 33.

Piñera ishte i martuar me Cecilia Morel, me të cilën kishte katër fëmijë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ich: 07/02/2024 19:14

    Mos ja ka ber Saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?