Bota

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë Pakistaneze, 4 të vdekur (VIDEO)

27 Dhjetor 2020, 17:27| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 18:29

  • Share

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Pakistan, dhe si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë mbetur të vdekur katër ushtarë.

Helikopteri u rrëzua të shtunën në rajonin Gilgit-Baltistan "për arsye teknike" ndërsa transportonte trupin e një ushtari në spital.

Pakistani ka një rekord të rrëzimeve të shpeshta të avionëve dhe helikopterëve gjatë viteve.

Në gusht 2015, 12 njerëz u vranë kur një helikopter ushtrie u rrëzua në veriperëndim. Në maj të të njëjtit vit një helikopter i ushtrisë u rrëzua në një vendpushim në kodrat piktoreske të Gilgit duke vrarë shtatë vetë.

Gilgit-Baltistan është një rajon autonom i rëndësishëm strategjikisht që kufizohet me Kinën, Afganistanin dhe Kashmirin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?