Helikopteri i rrëzuar në Angli

Bota

Rrëzohet helikopteri në Angli, 3 të vdekur

25 Gusht, 14:43| Përditesimi: 25 Gusht, 19:16

  • Share

Tre persona kanë humbur jetën pas një aksidenti ajror në Angli, ku një helikopter ra në një fushë në Ishullin e Wight, gjatë një mësimi fluturimi.

Helikopteri, në bordin e të cilit ishin katër persona, përfshirë dhe pilotin, ra në një fushë pranë Ventnor.

Shërbimet e urgjencës u njoftuan në orën 9:24 të mëngjesit dhe u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ku helikopteri kishte rënë pranë rrugës A3020 Shanklin.

Një zëdhënës i Policia e Hampshire dhe Isle of Wight tha se tre persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje kritike.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) njoftoi se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti tragjik.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?