Helikopteri i rrëzuar në Angli

Bota

Rrëzohet helikopteri në Angli, 1 i plagosur

25 Gusht, 14:43| Përditesimi: 25 Gusht, 15:03

  • Share

Një helikopter është rrëzuar në ishullin e Wight në Angli. Helikopteri është rrëzuar në një fushë, ndërsa në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca.

Sipas BBC, një person raportohet të ketë mbetur i plagosur nga ky aksident ajror, dhe është dërguar në spital.

Dëshmitarët kanë thënë se kishin parë që në bordin e helikopterit ndodheshin 4 persona.

Ndërkohë, shkaqet e rrëzimit të helikopterit nuk janë të qarta dhe për këtë ka nisur një hetim.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti ajror është mbyllur, ndërsa banorët e zonës janë udhëzuar që të kalojnë nga akse alternative.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?