Sport
Bota

Bie helikopteri në Kaliforni, vdes tragjikisht legjenda e basketbollit Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij (PAMJET)

26 Janar 2020, 20:53| Përditesimi: 27 Janar 2020, 07:15

  • Share

Sporti në zi. Ndërron jetë në mënyrë tragjike nga një aksident ajror ish-basketbollisti i njohur i NBA-së Kobe Bryant së bashku me vajzën 13-vjeçe. Legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror humbi jetën nga një aksident ajror, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Kaliforni.

Kampioni 41-vjeçar ishte në bordin e helikopterit të tij privat me vajzën, shoqen e saj me të atin, por së bashku me pilotin të gjithë humbën jetën. Helikopteri u përfshi nga zjarri në momentin e rrëzimit duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers. Ai ka qenë pjesë e ekipit të NBA All Star për 18 herë, ndërsa ka fituar shumë tituj në karrierën e tij para se të tërhiqej në vitin 2016. Në 2018 ai fitoi edhe një çmim "Oscar" për filmin e shkurtër “I dashur Basketboll”.

Në flakë helikopteri ku po udhëtonte Kobe Bryant

Ora 23:00
'Të lutem Zot jo...'! Nga Barça, Reali te Kevin Love, reagimet e botës së sportit për Bryant

1580076063_brayant.jpg
Bota e futbollit është shokur me vdekjen tragjike të legjendës amerikane Kobe Bryant. Reagimet kanë qenë të shumta jo vetëm nga ish-kolegët e tij të basketbollit, por edhe klubet e mëdha të futbollit dhe personalitete të sportit.

“Të shokuar me vdekjen e Kobe Bryant, një sportist shembull brenda dhe jashtë fushës. Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe” ishte postimi i ekipit të Barcelonës. "Keqardhje për vdekjen e Kobe Bryant, legjendës së sportit botëror.

 Klubi dëshiron të përcjell ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e tyre për këtë humbje që ka tronditur botën e sportit" shkruan Reali i Madridit. Kevin Love shkruan “Të lutem jo. Të lutem zot jo. S’mund të jetë e vërtetë”.

Ora 22:46
Rama në 'lot' nga vdekja e legjendës së basketbollit amerikan

1580075238_rama.jpg
I trishtuar nga vdekja shokuese e Kobe Bryant me vajzën është shfaqur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka bërë një postim me një emoji duke qarë.

Ora 22:11
Vdekja e Kobe Bryant, Trump: Ky është një lajm i tmerrshëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e cilëson të tmerrshëm lajmin për vdekjen e Kobe Bryant. "Raportimet janë se basketbollisti i madh Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur pas përplasjes së helikopterit në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm".

Ora 22:04
Aksidenti tragjik, mediat amerikane: Kobe Bryant vdiq bashkë me vajzën 13-vjeçe

1580072719_koby.jpg
Rëndohet bilanci nga aksidenti tragjik që i mori jetën legjendës së basketbollit. Sipas medieve amerikane në bord Kobe Bryant ka qenë edhe me vajzën e tij, Gianna Maria 13-vjeçe, që ka humbur jetën.

Ora 21:22
Jeta në foto e legjendës së basketbollit amerikan që u shua në aksident
Ora 21:11
Dalin pamjet e helikopterit në flakë që i mori jetën Kobe Bryant (FOTO)


Në flakë helikopteri ku po udhëtonte Kobe Bryant


Mediat amerikane kanë publikuar pamjet e vendit dhe të helikopterit në flakë në Kaliforni, që u mori jetën Kobe Bryant dhe katër personave të tjerë që ishin duke udhëtuar, në bord nuk ishte gruaja e legjendës së NBA-së.

Komento

Komente

  • Loti: 27/01/2020 04:46

    Jemi me fat qe kemi jetuar ne kohen tende. Bota humbi nje yll ne humbem nje nga legjendat me te medha. R.I.P Kobe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?