Helikopter rus Mi-8

Bota

Rrëzohet helikopteri ushtarak rus, asnjë i mbijetuar

26 Maj 2020, 20:27| Përditesimi: 26 Maj 2020, 21:08

  • Share

RUSI- Një helikopter ushtarak rus u rrëzua pranë një fushe aviacioni në rajonin e largët lindor të Chukotka-s në Rusi, duke i marrë jetën 4 personave që ndodheshin në bord. Në bordin e helikopterit ndodheshin 3 pjesëtarë të ekuipazhit dhe një teknik.

SipasThe Independent“, Ministria e Mbrojtjes ruse tha se rrëzimi i helikopterit Mi-8 mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Ky është aksidenti i dytë fatal me helikopter Mi-8 që ndodh në një hark kohor prej 2 javësh. Më 19 Maj, një tjetër Mi-8 u rrëzua pranë qytezës së Klin, 90 kilometra larg Moskës, duke i marrë jetën 3 anëtarëve të ekuipazhit.

Edhe në atë rast zyrtarët rusë thanë se me shumë mundësi aksidenti ndodhi për shkak të një defekti teknik.

Mi-8 janë helikopterë që përdoren për qëllime të ndryshme, të dizenjuar në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe që sot prodhohen nga Rusia. Ky model është një prej helikopterëve më të zakonshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?