Ahmet Ajeti

Rrëzohet kërkesa e atentatorit, Lul Berisha dhe Endrit Dokle thirren për të dëshmuar

5 Nëntor 2018, 11:56| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 11:58

  • Share

TIRANE-Paraditen e sotme është zhvilluar te Krimet e Rënda seanca për Ahmet Ajetin, i akuzuar si atentatori i Lul Berishës. Lul Berisha u përfaqësua nga avokati i tij Detar Hysi, ndërkohë që avokati Saimir Visha kërkoi gjykim të shkurtuar, por kërkesa u refuzua nga gjykata. Në seancën e radhës do të thirret për t’u pyetur Lulëzim Berisha, Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle.

Ndër këta dëshmitar, Coli është i penduari i drejtësisë dhe prej vitesh është nën ruajtjen e shtetit me status të veçantë. Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik. 35-vjeçari i lindur në Lipjan të Kosovës, është i dënuar nga autoritetet shqiptare me 20 vite burg për "Vrasje me paramendim".

13 vite më parë, ai tentoi të vrasë në Durrës në një lokal Lulzim Berishën më 30 gusht 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën, por në afërsi të lokalit ai u konfliktua me disa persona të tjerë, ku mbeti edhe vetë i plagosur. Ajeti ishte për më shumë se një dekadë në listën e 10 personave më të kërkuar nga Shqipëria.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?