Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi mocion me debat për fondet e IPARD. Çuçi tha se mazhoranca është e hapur për debat, por nuk është momenti i duhur pasi qeveria po bën përpjekje për të zhbllokuar fondet dhe se raporti i OLAF është ende konfidencial.
Çuçi: Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga PD, ne kemi pasur një qëndrim të qartë në konferencën e kryetarëve. Jemi dakord që të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme që lidhet me zhvillimin e një sektori jetik si bujqësia. Pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe në përpjekjet që po bën qeveria për të zhbllokuar ato milion euro që i janë dedikuar Shqipërisë, kemi thënë që është i parakohshëm një debat përderisa raporti i olaf është konfidencial. Ka vetëm një paragraf ku përmenden shtet që ka shkelje të procedurës lidhur me fondet e BE. Raporti me të gjitha gjetjet dhe parregullsitë është ende konfidencial. Pasi ky proces dhe përpjekja e qeverisë për të zhbllokuar fondet të realizohet, që të mos minojmë përpjekjen duhet ta bëjmë këtë debat më pas. Jemi të hapur për debat, por në momentin e duhur.
Me votat e PS, u rrëzua kërkesa e Bardhit për mocion me debat.
"Deri në daljen e një dokumenti zyrtar nuk mund ta zhvillojmë", tha Nikolla.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Opozita: U vodhën 33 mln euro nga IPARD, fondet ia dhatë Stela Gugalljas e kryetarit të Divjakës! Denaj: Shko në SPAK, janë 540 investime
SI.E./ReportTv.al