Kronikë

Rrëzohet kërkesa e LSI, Apeli Administrativ lë në fuqi karantinim 2 javor për ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia

24 Prill 2021, 11:22| Përditesimi: 24 Prill 2021, 11:49

  • Share

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të pezulluar  kundër karantinimit të personave që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

 Apeli i Administratives refuzoi marrjen e masës së sigurimit të padisë, që do të thotë se qendroën në fuqi vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë për karantinimin e personave që vijnë ne Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë se Veriut dhe Greqia".

Sipas vendimit të Apelit Administrativ kundër vendimit lejohet ankim i veçantë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 5 ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar. Relatori i çështjes në gjykatë ishte gjyqtari Ardian Dvorani. 

Dje Gjykata Administrative e shkallës së parë shpalli moskompetencë për kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.  Pak ditë më parë LSI dorëzoi një kërkesë në Gjykatën  Administrative të Tiranës për anulimin e vendimit  të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me pretendimin se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.

Karantina e detyruar 2 javore për qytetarët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia u vendos dje nga Komiteti Teknik e Ekspertëve. Arsye e këtij vendimi janë bërë shifrat shqetësuese në këto dy vende fqinje dhe do jetë në fuqi deri më 3 maj.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?