Foto ilustruese

Sociale

Rrëzohet në Kushtetuese kërkesa për shfuqizimin e VKM-së që përcakton pagën e mësuesve sipas nivelit të diplomave

24 Korrik, 17:59| Përditesimi: 24 Korrik, 20:22

  • Share

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sindikatës së Mësuesve për VKM që përcaktonte pagat sipas nivelit të diplomave. Kushtetuesja është ndarë në barazim dhe nuk ka arritur dot shumicë, kështu që kërkesa për të shpallur antikushtetuese VKM-në u rrëzua.

"Fillimisht, Gjykata mori në shqyrtim nëse ka juridiksion për kontrollin e kushtetutshmërisë së aktit normativ, objekt kërkese, duke analizuar natyrën e pretendimeve të paraqitura.

Për sa i përket pretendimit për cenimin e parimit të hierarkisë së normave juridike, për shkak se VKM-ja bie në kundërshtim me ligjin, Gjykata nuk arriti numrin e nevojshëm të votave për vendimmarrje sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë ky pretendim u konsiderua i rrëzuar. Sipas njërit qëndrim u vlerësua se pretendimet e kërkueses në këtë drejtim janë me natyrë ligjore, pasi kanë të bëjnë me përplasjen mes aktit nënligjor dhe ligjit, për rrjedhojë nuk kanë natyrë kushtetuese. Ndërsa sipas qëndrimit tjetër, ky pretendim përfshihet në juridiksionin kushtetuese për sa kohë ka të bëjë, në thelb, me rregullat që zbaton Këshilli i Ministrave në miratimin e akteve nënligjore, në kuptim të neneve 116 dhe 118 të Kushtetutës",- thuhet në njoftimin e vendimmarrjes.

 

Me argumentin se vendimi krijon më së paku pabarazi dhe diskriminim, Sindikata e Mësuesve kërkoi shfuqizim të një pjesë të VKM-së e cila sipas tyre ul pagat për një kategori të caktuar arsimtarësh.

Bëhet fjalë pikërisht për kategorinë 2 dhe 3 të nivelit të diplomave, që sipas lidhjes 4 të VKM-së, përcakton vlerë shtesë në pagë sipas kualifikimit 10 mijë dhe 12 mijë lekë shtesë, ndryshe nga një kategori më sipër, që shpërblehet 14 mijë lekë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?