Inceneratorët, GJKKO nuk bashkon dosjet e Elbasanit dhe Fierit! Lefter Koka në seancë: Po bëj burg prej një të çmendure si Monika Kryemadhi

15 Shkurt 2023, 12:06| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 16:01

  • Share

Dosjet e inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit do të vazhdojnë rrugën e gjykimit të ndarë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në seancën paraprake që u zhvillua sot për Inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërkohë që më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake. Për seancën paraprake të kësaj të mërkure, për Inceneratorin e Fierit u paraqitën edhe Lefter Koka dhe Alqi Bllako, që përmes avokatëve të tyre paraqitën pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.

Lefter Koka ka qenë i ashpër sot në seancë kur ka thënë se po mbahet në burg pas një denoncimi të një të çmendureje, siç e quajti ai Monika Kryemadhin. Më pas ish-ministri ka ndjerë shqetësime kardiake dhe është larguar salla e gjyqit. Kujtojmë se prej kohësh ai ka kërkuar lirinë për shkak të problemeve me zemrën.Koka u largua me ambulanca nga GJKKO. Ndërsa Alqi Bllako, ka kërkuar që të rrëzohen akuzat për shpërdorim detyre pasi sipas tij nuk sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nuk mund të cilësohet zyrtar i lartë.

Vendimi nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim do të merret në 22 shkurt. Për inceneratorin e Fierit, gjykata ka marrë 20 të pandehur dhe behet fjalë 4 milionë euro të cilat u paguan për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.  

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.

Për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 

Ora 14:46
Alqi Bllako kërkon pushimin e akuzës për shpërdorim detyre: Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s'mund të cilësohet zyrtar i lartë

1669202684_AlqiBllakonekomision.jpg

Alqi Bllako ka paraqitur deklarime dhe pretendimet e tij në lidhje akuzat e ngritura nga SPAK për inceneratorin e Fierit. Që në nisje të fjalës ai është deklaruar i pafajshëm, teksa ka ngritur çështjen e kompetencave të gjykatës.

"Kam kryer të gjitha procedurat ligjore. Akuza e ngritur për korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nuk qëndron pasi në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, nuk mund të gjykohet si zyrtar i lartë. Kështu gjykata duhet të urdhërojë prokurorin për saktësimin e akuzës sepse pozicioni i sekretarit të përgjithshëm, nuk mund të cilësohet si zyrtar i lartë”, ka deklaruar Bllako ndërsa ka kërkuar pushimin e akuzës për shpërdorim detyre.

Ora 13:12
Seanca për inceneratorin e Fierit, largohet me ambulancë nga salla e gjyqit Lefter Koka! Nuk ndihet mirë prej problemeve me zemrën

1676463170_thumbsbcae2630073aba7f5e6b2fd5a32518209a.jpg

Lefter Koka është larguar me ambulancë nga salla e seancës paraprake për inceneratorin e Fierit për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Mësohet se Koka u largua nga salla se nuk ndihet mirë nga zemra. Ndërkohë vazhdon gjyqi në mungesë të tij.

Ora 12:47
Lefter Koka: Si mund të arrestohen qytetarë të pafajshëm nga kallëzimi i një të çmendure si Kryemadhi? Kam shërbyer me besnikëri e në përputhje me ligjin

1676462273_80001e9226924a74a45cc31441fa9027c681.jpg

Lefter Koka ka folur në seancën paraprake për inceneratorin e Fierit duke e cilësuar Monika Kryemadhin si “të çmendur” ndërsa thotë se ka shërbyer me besnikëri dhe në përputhje me ligjin.

“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallëzimin e një të cmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë të pafajshëm. Unë i kam shërbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qëndrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 17/02/2023 13:44

    Qeshhe dikur me video te ngriu buzeqeshja shpejt o drite zi keshtu eshte kur je ne shoqerune e gabuar o drite zi

    Përgjigju
  • vlonjati: 17/02/2023 08:46

    Po moj Mara emigrantja por META asnjehere nuk ka qene qeveritar me Ramen qe ti kerkon ta akuzosh,kryeminister ishte Rama . Edhe sikur kete ta kete propozuar Meta (megjithese dhe ky ben pjese ne banden e hajduteve) nuk justifikon Ramen si bashkepunetor me Meten.Sa per Sajmir Tahirin ai megjithmend e zhduku Lazaratin por kete e beri per te zhdukur influencen e Berishes dhe mbolli gjithe Shqiperine i ndihmuar nga kusherinjte e tij (HABILAJT) dhe per kete megjithese ishte ne pushtet nuk i shpetoi dot denimit ! Si spjegohet qe te gjithe ministrat e "ndershem" te Rames dalin hajdute dhe te korruptuar !?

    Përgjigju
  • mesuesi: 15/02/2023 20:47

    lefter lefteri ne emer te popullit je i denuar me pushkatim te perjetshem.....

    Përgjigju
  • Ela: 15/02/2023 15:24

    Po si nuk ju semuri kurr leku e babzia por ju semur burgu o te poshter.Te ishte Enveri ne litar do ju varte gjithve

    Përgjigju
    • drejtesia: 17/02/2023 09:16

      fjale e kuintal ke thene !!!

  • Dori: 15/02/2023 14:11

    Gjith te korruptuarit perfundojn ne spital per ti shpetuar burgut.Askush nuk semuret kur rrjep leket e popullit.Shtet leshi i kapur nga mafia me qeveri dhe drejtesi mafioze

    Përgjigju
  • karadakliu: 15/02/2023 14:02

    Po kjo hajdutja fallxheshe, me ate kryehajnin Ilir Floririn, sic e quan edhe "orrtaku" i hjaditrise.I cili tash e merr nensqetulle Ilir Floririn, per te sheptuar lekuren e tij dhe te veten.politika shqiptare tash 32 vjet,nuk ka pasur, e as nuk do kete shemti politike me te madhe se Salihun dhe Ilir Floririn.

    Përgjigju
  • Mala: 15/02/2023 13:46

    Eh mor Teri, burgun e ke nga Rama jo Monika. Sakrifice te madhe po ben. Ishalla po te jep ndonje dore te more Kumbar Lazja andej nga porti....

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 15/02/2023 18:11

      Po moj mala prej Edit e ka ,me duket se je ne ender me syte hapur moj derdimene ,keto kane ndodhur ne 2016 kur ne fuqi per inceneratoret ishte lirua floriri .cfar drejtesie eshte kjo kur prokuroret qe ngrene akuza per keta dalin me te koruptuar si dhe lidhje me boten e krimit .bravo amerika mbro njerezit e koruptuar dhe deno ata qe punojne si ne rastin e Sajmirit ,zhduku lazaratin perandorine e droges se saliut dhe denojne Sajmirin per shperdorim detyre ,cfar shperdoroi me Hajdermatajn dhe Elisabete Ymeraj dhe ju temedias i therisni per te analizuar krimet po krimet e ture kush i analizon ? TURP ptuuuuuu rrace e poshter .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?