Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat pas rrëzimit të kërkesës për dërgimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Ai shprehet se me votën e socialistëve, gjykata humbi kuptimin e ekzistencës së saj.
“Rahmet pastë reforma në drejtësi. Çdo vendim gjykate përfshirë atë supreme e kushtetuese që cënon interesin personal të Ramës apo bashkëpunëtori të tij nuk ka asnjë vlerë griset në sytë e çdo qytetari të republikës së Shqipërisë Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Nëse Xhaçka nuk zbaton në vendimin e gjykatës kushtetuese, Rama nuk e zbaton, pse duhet shqiptarët të zbatojnë një vendim të gjykatave të zakonshme. Sot ka rënë çdo garanci kushtetuese për çdo qytetar”, tha Bardhi.
"Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik
B.K//ReportTv.al