Parlamenti grek

Mbi 34 orë debat në parlament, rrëzohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë greke

27 Janar 2023, 15:17| Përditesimi: 27 Janar 2023, 15:28

  • Share

Ditën e sotme në kuvendin grek u rrëzua mocioni i mosbesimit të partisë SYRIZA ndaj qeverisë. Në total votuan 299 deputetë, i vetmi që mungonte ishte një prej deputetëve të pavarur. Kundër mocionit votuan 156 deputetë dhe 143 të tjerë votuan pro

Debati i mosbesimit zgjati 34 orë duke u konsideruar si një ndër më të gjatët. 

Debati u mbyll me deklaratën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i cili u përqendrua më së shumti në krahasimin e veprimeve të qeverisë së mëparshme të SYRIZA-s dhe qeverisë së tij. AI AKUZOI Alexis Tsipras për fyerje ndaj figurës së tij duke shtuar se e vetmja gjë që dinte të bënte ishte përbaltja e punës së qeverisë dhe nxitja e përçarjes në shoqëri. 

Kujtojmë se dy ditë më parë në Kuendin grek u pranua debati për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë greke. Kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras dorëzoi mocionin duke akuzuar kreun e qeverisë greke se ky i fundit kishte orkestruar përgjimet masive ndaj zyrtarëve qeveitarë dhe kundërshtarëve të qeverisë. Tsipras tha se kjo gjë përbënte shkelje të kushtetutës dhe të shtetit ligjor.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?