Roven Zeka, ish-kreu i Rrugores Tiranë

Kronikë

Rrëzohet në burg dhe dëmton legenin, ish-shefi i qarkullimit Roven Zeka kërkon ndryshim mase në GJKKO! Mungon prokurorja, shtyhet seanca

16 Qershor, 12:00| Përditesimi: 16 Qershor, 16:19

  • Share

Tiranë- Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe raportohet se ka marrë dëmtime të pjesës së legenit.

Gjithashtu ai kërkon edhe ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO. Seanca pritej të mbahej sot në orën 13:00 (16 qershor), por mungesa e prokurores së dosjes çoi në shtyrjen e saj.

Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar.

Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga Apeli i GJKKO për të dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

SPAK i bëri arrestimet bazuar në disa prova përgjimesh e bisedash, ku biznesmeni kishte paguar paratë që gruaja e tij të mos arrestohej pas shkaktimit të aksidentit.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.

Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve, duke qenë se oficeri Tabaku e njihte biznesmenin Erges Vrioni, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/06/2025 04:35

    O Roven edhe une /gjymtova/ gishtin e dores nje here kur kisha nje provim te veshtire matematike ne 8-vjecare.Funksionoi per bukuri si justifikim,ndoshta do te te eci dhe ty e te nxjerrin nga burgu.Good luck!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?