Këshilli i Sigurisë në OKB

Lufta/ Netanyahu për Blinken: Ne do të hyjmë në Rafah edhe pa mbështetjen e SHBA! Rusia dhe Kina vënë veton ndaj rezolutës së SHBA në OKB për Gazën

22 Mars, 15:24| Përditesimi: 22 Mars, 16:56

  • Share

Anthony Blinken u takua me kryeministrin Netanyahu ditën e sotme në Izrael. Menjëherë pas takimit, kryeministri izraelit deklaroi se me apo pa mbështetjen e SHBA ushtria do të hyjë në Rafah.

‘I thashë Blinken se nuk ka asnjë mënyrë për të mposhtur Hamasin pa shkuar në Rafah dhe pa eleminuar pjesën tjetër të batalioneve. Dhe i thashë se shpresoj të bëjmë këtë gjë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por nëse është e nevojshme do ta bëjmë vetëm’, tha Netanyahu.

Rusia, Kina dhe Algjeria kanë rrëzuar rezolutën e SHBA në Këshillin e Sigurisë në OKB për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e  Gazës mes Izraelit dhe Hamasit.

Teksti i Shteteve të Bashkuara mori 11 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim.

SHBA-të kishin si synim të ndërprisnin menjëherë luftimet në Gaza me këtë rezolutë për t’u ardhur në ndihmë civilëve dhe për të krijuar korridore humanitare.

Lidhur me këtë refuzim, ambasadori rusi në OKB u shpreh se rezoluta amerikane jepte dritën jeshile Izraelit të kryente sulme në Rafah dhe të sulmonte civilët.

‘Për 6 muaj Këshilli i Sigurisë nuk ishte në gjendje të bënte thirrje për armëpushim në Gaza për shkak të vetove të përsëritura të SHBA dhe tani pas 6 muajsh me Rripin e Gazës praktikisht të fshirë, Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për një armëpushim’, tha ambasadori Nebenzia.

Ora 15:56
Netanyahu pas takimit me Blinken: Me apo pa mbështetjen e SHBA ne do të hyjmë në Rafah

1711119533_blinkennetanyahu.JPG

Anthony Blinken u takua me kryeministrin Netanyahu ditën e sotme në Izrael. Menjëherë pas takimit, kryeministri izraelit deklaroi se me apo pa mbështetjen e SHBA ushtria do të hyjë në Rafah.

‘I thashë Blinken se nuk ka asnjë mënyrë për të mposhtur Hamasin pa shkuar në Rafah dhe pa eleminuar pjesën tjetër të batalioneve. Dhe i thashë se shpresoj të bëjmë këtë gjë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por nëse është e nevojshme do ta bëjmë vetëm’, tha Netanyahu.

Nga ana tjetër, Netanyahu vlerësoi faktin që SHBA ka luftuar krah Izraelit kundër Hamasit për 5 muaj. Ai gjithashtu shtoi nevojën për evakuimin e civilëve dhe përkujdesjen për ndihmat humanitare.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?