Rrëzohet nisma për përjashtimin e Berishës dhe Ruçit nga politika, Murrizi: Duhet të hapin krahun

27 Maj 2020, 12:29| Përditesimi: 27 Maj 2020, 19:17

  • Share

TIRANE-Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 13 vota projektligjin e propozuar nga opozita e re në Kuvend për lustracionin, i cili nëse miratohej përjashtonte automatikisht ish-kryeministrin Sali Berisha nga politika dhe nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2021, si dhe të gjithë politikanët e tjerë, të cilat kanë ushtruar disa funksione gjatë regjimit komunist, duke përfshirë edhe Gramoz Ruçin, i cili ka qenë ministër i Brendshëm në vitet e fundit të diktaturës.

Kryetari i grupit Demokrat Myslim Murrizi i kërkoi shumicës që e rrëzoi, që të pranonte nismën, pasi shumica nuk rrezikohej, pasi i ka numrat, por edhe nëse do të ndodhte, tha se do të votonte ai pro për ta mbajtur deri në 2021 në këmbë.  

"Jemi i vetmi vend që nuk jemi ndarë me ligj nga e kaluara komuniste, nga strukturat që kanë ushtruar dhuën dhe reprezalje në 45 vite. I kërkoj Kuvendit që tani është koha, ndoshta e vonuar, por nuk sjell kaos në administratë. Unë nuk mund të jem fair me drejtësinë e re sot kur shoh në KLP, KLGJ dhe Prokurorinë e përgjithshme ish-hetues, shoh që aspirojnë në gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, njerëzit që kanë qenë oficer të sigurimit dhe tani aspirojnë për drejtësinë e re.

Të hapin krahun, lekë kanë bërë sa të duash, mos u shisni dëngla shqiptarëve. Disa janë si udhëheqës të reformës në drejtësi, kjo është turp. Për 4-5 veta nuk u bë qamti. Zoti Fino kërkoj mbështetjen tënde. Mos bëhemi pis kot. Zoti Manja nuk bie shumica, nga 78 deputetë apo 82, do të mbetesh me 76, garantoje Ramën se nëse ka problem për të qeverisur pa spiunë, do u lutem unë deputetëve të krahut tjetër ta votojnë vetëm të ikin spiunët. Hajde ti qërojmë edhe rrimë rehat. Deri në 2021 do të votoj unë për të mbajtur shumicën në këmbë vetëm të heqim spiunët" tha Murrizi.

Kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se PS-ja është e pastër nga kjo situatë. "Nisma duhet rrëzuar në parim, pasi bie ndesh me vendimet e gjykatës Kushtetuese, që ka përcaktuar rastet e kufizimit për t'u bërë pjesë e jetës politike dhe opinionin e Komisionit të Venecias" tha ai. Në zgjedhjet e radhës kush kërkon ,mandat nga populli, aty është autoriteti i dosjeve, nëse populli i zgjedh me votë, pse jo kushtetuta nuk ua ndalon" tha ai.

Relatori Alket Hyseni u shpreh se projektligji duhet të rrëzohet. "Duhet ta kapërcejmë dhe të vijojmë me iniciativa të tjera që e shëndoshin shoqërinë, administratën dhe cdo levë të këtij shteti. Sa i takon krimeve të komunizmit duhet të ketë përjashtime  por në rastin konkret jemi në shkelje të parimeve dhe akteve kushtetuese. Duhet ta rrëzojmë në parim projektligjin dhe besoj që bëjmë detyrën tonë" tha ai.

Por cfarë ndodh tani? 'Kur komisioni nuk e miraton në parim cështja vendoset për diskutim në seancë plenare dhe kur kuvendi vendos miratimin në parim, komisioni vendos shqyrtimin nen për nen, pra i kalon seancës plenare", tha Ulsi Manja, por edhe në Kuvend pritet që të rrëzohet, pasi socialistët në komisionin e rrëzuan.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 27/05/2020 22:29

    Pune murrizash e gjirizash,pune pusetash e bajgletash,pune hashashi e tallashi. Te gjithe,paperjashtim jini per tu futur ne nje fuçi sebashku dhe tju flakesh prapadiellit. Njeres te poshter!

    Përgjigju
  • Ne kete Pike z.Murrizi ,ka mese te drejte ..: 27/05/2020 17:07

    Panvaresisht ,,nga Analizat e z.Murriz ..shumica e Popullit le TI vleresoje... Nese e Drejte apo jo...por per kete Pike,,besoje qe i gjithe. Populli duhet te jete Dakort,,sado e paster apo e piset te jene figurat e njerezve qe Kane ardhur nga Diktatura.. Ne te kunderten,,,i gjithe. Populli eshtei mashtruar ,dhe vazhdon te mashtrohet e te Manipulohen ,,vetem per tu bere Ndimes qe keta te behen Miliardere dhe Diktatore ..

    Përgjigju
  • Tani: 27/05/2020 14:51

    Ata vetem po ti djegesh me acid se ndryshe nuk shkulen o murriz.... .

    Përgjigju
  • A. N.: 27/05/2020 14:03

    Faji eshte edhe i joni pasi asnje nga populli nuk ben presion parlamentit qe figurat e felliqura te asaj kohe te perjashtohen. Nqs presim nga nje Murriz apo Hajdar i radhes vendnumero do qendrojme gjithmone.

    Përgjigju
  • lika: 27/05/2020 13:15

    jam dakort, duhet te ndahemi dhe me ligj nga e kaluara

    Përgjigju
  • tiku: 27/05/2020 12:56

    ja kjo eshte fytyra e deputeteve ushtare kaq duhet qe njerezit te kuptojne qe duhet ndryshim sistemi qe deputetet ti zgjedh populli. ..ashtu edhe presidentin

    Përgjigju
  • Populli: 27/05/2020 12:50

    Nuk e shesin njeri tjetrin komunistat e mutit, Saliu e Gramozi vijnë nga e njëjta punishte.

    Përgjigju
    • Populli për Flutrat pa mëndje: 27/05/2020 15:54

      Kujt po i rruhet për ballista e për flutura pa mëndje o njeri, thash dicka që është e vërtet, sa për ballist a zogista fashist e komunista si puna jote qafën thyefshin se nga ata dhe ca me mëndje si puna jote kemi ngelur këta që jemi.

    • Flutura: 27/05/2020 14:00

      Edhe ballistat e pulave dhe fashistat duan te bashkohen, por jane fare pak, kane bere zullume te medha si atehere dhe sot. Kush e gjen cfare jane "murrizat"? Ferra gjembace. Nuk hyjne ne pune per asgje. Soji i tyre i ka bere dhe po i ben gjemen Shqiperise.

  • Lan: 27/05/2020 12:43

    Harrun me pyt kte hajvonin

    Përgjigju
  • Debili: 27/05/2020 12:39

    Po Berisha nun ka asnje pushter. Pushtet ka Ruci e Rama, ata duhet te hapin krahun i murriz debili

    Përgjigju
    • Miri: 27/05/2020 12:54

      Debil Heqja edhe si debutet e Berishes eshte prerje e kraheve te bandave Dekurajimi I tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?