ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një rajon të Italisë veriore, në zonën e Romagna-s ku një deltaplan është rrëzuar dhe fatkeqësisht ka humbur jetën një i ri shqiptar si edhe instruktori italian që ishte me të. Fatjon Garxenaj është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën, ndërsa sipas mediave italiane ai po merrte leksione për pilot.
Delyaplani ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca dhe u përplas në një fushë midis kufirit të provincave Forlì dhe Ravenna. Piloti i cili ishte njëkohësisht edhe instruktori i të riu që po merrte mësime mbi fluturimin nuk ka kontrolluar dot dy kthesa të papritura që avioni ka bërë dhe për rrjedhojë ka përfunduar duke u përplasur në tokë.
Instruktori italian 65-vjeçar dhe i riu 32-vjeçar me origjinë shqiptare humbën jetën menjëherë për shkak të plagëve që morën. Fatjoni, i cili jetonte në Faenza me partneren e tij, ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet.