Vendi i rrëzimit të avionit

Bota

Rrëzohet një avion me 49 persona në bord në Rusi, nuk ka asnjë të mbijetuar

24 Korrik, 09:28| Përditesimi: 24 Korrik, 10:24

  • Share

Një avion me 49 persona në bord është rrëzuar në Rusi. Asnjë person nuk ka mbijetuar, raporton Sky Neës. Avioni, i cili kishte 43 pasagjerë, përfshirë 5 fëmijë, dhe 6 anëtarë të ekuipazhit në bord, po fluturonte nga qyteti Blagoveshchensk në kufirin ruso-kinez drejt qytetit Tynda, tha guvernatori rajonal Vasily Orlov.

Ministria lokale e emergjencave tha se avioni An-24, i linjës Angara, u zhduk nga radarët teksa po afrohej në Tynda. Trupi i avionit që po digjej u pikas nga një helikopter shpëtimi në një kodër rreth 15 km nga Tynda.

Fluturimet në Rusi mund të jenë veçanërisht të rrezikshme në vende si Arktiku dhe Lindja e Largët, ku kushtet e motit janë shpesh ekstreme. Ndërsa standardet e sigurisë së aviacionit rus janë përmirësuar vitet e fundit, aksidentet, veçanërisht që përfshijnë avionë të vjetër në rajone të largëta, nuk janë të pazakonta.

Në vitin 2021, një avion transporti Antonov An-26 i vjetëruar u rrëzua në lindjen e largët ruse, duke vrarë gjashtë persona. Të 28 personat në bordin e avionit me dy motorë Antonov An-26 gjithashtu vdiqën në një aksident në Kamchatka në korrik të atij viti.

Russia

Lajm në përditësim....

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?